Muhammedi a.s., shëmbëlltyrë e përjetshme

Ndër arsyet e shumta që e nxjerrin në pah Muhammedin a.s., si njeriun më të rëndësishëm  të të gjithë kohërave dhe vendeve në këtë planetë, është fakti i vërtetuar shkencor se ai është i Dërguari i Fundit i cili me jetën dhe veprën e tij, vuri në dukje zbatimin e Shpalljes përfundimtare të Zotit. Teorikisht, gjithmonë ka mosmarrëveshje, individët dhe grupet shpesh herë gjërat i interpretojnë në mënyrën e tyre, gjë që çon në dallime të mëdha në zbatimin e çdo ideologjie, qoftë edhe fetare. Por jeta praktike e Resulullahut është një udhërrëfyes i qartë, i cili shkëlqen.

Për fat të mirë, jeta e Pejgamberit a.s. ruhet me të dhënat shpesh dhe deri në detaje, gjë që nuk ka ndodh me të dërguarit e tjerë të Zotit, për të cilët më së shumti transmetohen legjenda, përveç përmbajtjeve të theksuara në Kur’an dhe shpjegimeve të Muhammedit a.s.. Përmes kujtimit tonë të Resulullahut apo festimit të mevludit, nuk e kemi për qëllim vetëm kujtimin sipërfaqësor, por e studiojmë jetën  dhe veprën e tij në mënyrë përmes jetës dhe praktikës së shëmbëlltyrës sonë, ta gjejmë rrugën e duhur në jetën tonë të përditshme.

Për fatin tonë të mirë, shëmbëlltyra e tij është aq e pasur dhe e gjerë ashtu që të gjithë mund të gjejnë inkurajim dhe shembull, si njerëzit e rëndomtë dhe ata që janë ngritur në shkencë, pasuri ose pozitë; si të rinjtë, ashtu edhe të rriturit dhe pleqtë; burrështetasit, punëtorët, shërbetorët, ushtarakët, bashkëshortët, vëllezërit, prindërit, të afërmit dhe fqinjët, të shëndetshmit dhe të sëmurët, me pak fjalë të gjithë dhe në çdo kohë.

Interesimi i tij për fëmijët dhe të rinjtë ishte gjithmonë i pranishëm; lozte me nipërit në shtëpi, në rrugë ishte ai që i pari i përshëndeste dhe ledhatonte fëmijët, ju ofronte vend në safet e xhematit, pas namazit në ndejat e tyre, në veçanti e mësonte hz. Aliun dhe të rinjtë e tjerë të cilët tregonin interes për fenë; i konsultonte dhe e merrte mendimin e tyre dhe i përfshinte  në grupet të cilët merrnin detyra dhe përgjegjësi.

Nga ana tjetër, brezave të rinj u vuri në dukje domosdoshmërinë e respektit ndaj prindërve, sot e shohim më qartë rëndësinë e kësaj çështjeje kur disa të rinj lehtësisht largohen nga prindërit; në rekomandimet e tij vihet re sakrifica që duhet të bëjmë për më afërmit, ngase çdo individ kur gjendet në nevojë, së pari u drejtohet të afërmve dhe nga ata shpreson mbështetjen më të madhe dhe më të shpejtë.

Kohën e vlerësonte si një thesar të veçantë dhe vazhdimisht e vinte në pah dënimin e përtacisë dhe pasivitetit. Përditshmëria e tij ishte në dinamikë të vazhdueshme, ndërsa natën i drejtohej Krijuesit me dhikër të gjatë dhe të thellë për ta falënderuar për mirësitë që na ka dhënë. Ndihmesat materiale i bëri pjesë përbërëse të fesë, për të gjithë nevojtarët pa marrë parasysh përkatësinë fetare, sepse vuajtja është e vështirë për të gjithë.

Neve na takon vetëm ajo që ndajmë për nevojtarët, ndërsa e kemi humbur atë që e kemi shpenzuar  (në luks dhe pakujdesi). Kur është në pyetje interesi personal ose interesi shoqëror, ai shoqëror vihet lartë mbi interesin personal. Sikur edhe epërsia e namazit në xhemat, për shkak të tubimeve dhe mundësisë që t’u ndihmohet atyre që kanë nevojë.

Vizita e të sëmurëve, të moshuarve, të paaftëve, të atyre në nevojë dhe përcjellja në varr e atyre që kanë ndërruar jetë, ishte praktikë e tij e përditshme. Financat, pozitat dhe detyrat i ndante sipas aftësive të individëve.

Kur e kaploi sëmundja ai nuk hezitoi që udhëheqësinë e ushtrisë islame t’ia besonte një  të riu, i cili më parë kishte qenë skllav, megjithëse ishte i rrethuar nga sahabët që më parë e kishin pranuar Islamin dhe kishin reputacion kudo, dhe këtë e bëri sepse i riu ishte më i përshtatshmi për atë detyrë.

Muhammedi, a.s., nuk ishte i vrenjtur. Ai thoshte: “Nëse nuk mund të bëni asgjë për të tjerët, mirëpritini ata me fytyra të buzëqeshura”. Gjithmonë ishte i përulur, i gëzuar dhe i lumtur në mënyrën e tij të jashtëzakonshme, ai rrezatonte rreth vetes dhe u jepte forcë morale të tjerëve; Carlyle thotë: Unë e dua Muhammedin, sepse ai ishte njeri i thjeshtë dhe i përulur dhe kurrë nuk porosiste gjëra që ai vetë nuk i bëri.

Përgatiti: Rekić Senad
Përshtati: Lutfi Muaremi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s