Turpi është petku i ndershmërisë

“O bijtë e Ademit, Ne krijuam për ju petk që ju mbulon vendturpësinë dhe petk zbukurues. Po petku i devotshmërisë, ai është më i miri. Këto janë nga argumentet e All-llahut, ashtu që ata të përkujtojnë.
O bijtë e Ademit, të mos ju mashtrojë kurrsesi shejtani sikurse i nxori prindërit tuaj nga Xhenneti, zhveshi prej tyre petkun e tyre që t’ju dalë në shesh lakuriqësia e tyre. Vërtet ai dhe shoqëria e tij ju sheh, ndërsa ju nuk i shihni. Ne i kemi bërë shejtanët miq të atyre që nuk besojnë.” [El- E’raf , 26, 27]

Në mesin e një sërë virtytesh fetare të të  Dërguarit të All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të, një virtyt mbeti thellë i gdhendur në kodin moral të Njerëzimit.

Virtyti i turpit paraqet trashëgimi morale të përjetshme nga të gjithë pejgamberët dhe ligjet fetare. Në përmbledhjet e haditheve ka mbetur i shënuar hadithi: “Në qoftë se nuk turpërohesh, bën ç’të duash.”


Siç mund të kuptohet nga këto fjalë, kur të zhduket turpi, nuk ka fuqi asnjë parim tjetër moral për të udhëzuar apo  për të frenuar kufijtë e epshit të njeriut. Njerëzit pa turp thonë atë që duan, bëjnë biznes pa qëllime të ndershme, në mënyrë të paskrupullt hyjnë në hapësirën publike në marrëdhëniet midis njerëzve, tregohen me qëndrime ekstravagante, nuk hezitojnë para askujt, nuk e respektojnë dijen, përvojën dhe meritat e askujt.

Duke qenë se turpi është karakteristikë kurorëzuese e muslimanëve, është e kuptueshme që në hadithin e Pejgamberit,  paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të, turpi dhe imani janë të lidhura me lidhje të pashkëputshme: “Turpi dhe imani janë gjithnjë afër njëri-tjetrit. kështu që nëse zhduket njëri, do të zhduket edhe tjetri.”

Burimi: BI e Bosnjë dhe Hercegovinës
Përktheu: Lutfi Muaremi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s