Zemra gjallërohet me sexhde, ëndrra realizohet me lutje

  • Ngrihu me fjalë të urta, assesi me ngritjen e zërit, sepse është shiu ai që i rrit lulet dhe jo bubullima.
  • Shpirtrat më të bukur janë ata që nuk e mohojnë bamirësinë, edhe krahas peshës së mospajtimit.
  • Hapësira nuk afron dhe as nuk largon askënd. Këtë e bëjnë zemrat.
  • Vërtetë kjo botë është e pavlerë dhe e lirë, mund të gjithë ta kemi: të pasurit dhe të varfërit, sunduesit dhe vdekatarët e thjeshtë. Ndërsa Xhenneti është i shtrenjtë, kështu që nëse nuk e zotëroni atë me veprat tuaja të mira, dijeni se nuk mund ta fitoni me pasurinë dhe arin tuaj.
  • Nuk është gjithçka që dini e mirë dhe qetësuese për zemrën tuaj, disa gjëra janë më të bukura nëse mbeten të panjohura.
  • Shpirtrat më delikatë janë ata që kanë shijuar dhimbjen dhe më pas i kanë kursyer të tjerët për ta shijuar hidhërimin e saj.
  • Është thënë: brengat lahen me lot, zemra gjallërohet me sexhde ndërsa ëndrra realizohet me dua/lutje.
  • Kush i frikësohet All-llahut në fshehtësi, Ai do ta shpëtojë atë nga frika më e madhe në Ditën e Gjykimit.

Na thonë se në këto ditë është shumë më lehtë të biesh në mëkat sesa në të kaluarën, ndërsa ne u themi atyre: “Po, keni të drejtë, por në këtë kohë gjithashtu shumë më lehtë arrihet afërsia e All-llahut dhe shpërblimi i madh duke u larguar nga harami dhe mëkatet.” Sepse, nuk ka asgjë midis teje dhe mëkatit që mund të bësh duke e përdorur celularin kur je vetëm në shtëpinë ose dhomën tënde, përveç një muri të quajtur vetëdija se All-llahu të sheh. Mjerë për atë që e shemb atë mur dhe guxon ta sfidojë All-llahun.

Për ta përshkruar mungesën e frikës ndaj All-llahut, ai që bën një mëkat fshehurazi, ndërsa frikësohet të mos e shohin njerëzit, Abdullah ibën Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Frika jote që era të mos e zbulojë mbulesën në derën tënde derisa bën mëkat, është më i madh se mëkati që po bën në atë moment.”

Prandaj, sa më shumë ta praktikojmë adhurimin e fshehtë, adhurimin në vetmi, sepse e mbron shpirtin nga ndikimi i pasionit. Sa më shumë që besimtari e zbukuron vetminë mes tij dhe All-llahut, All-llahu ia zbukuron vetminë në varr. Kush i frikësohet All-llahut në fshehtësi, Ai do ta shpëtojë atë nga frika më e madhe në Ditën e Gjykimit dhe do ta ruajë nga turpi dhe poshtërimi në këtë botë dhe në Ahiret.

Përktheu: Lutfi Muaremi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s