A e dini se çfarë është dashuria e vërtetë?!​

Dashuria – ky është Bilal ibën Rebbahu, r.a., i cili e ndërp­reu këndimin e ezanit pas ndërrimit jetë të të Dërguarit të All-llahut, salallahu alejhi ue sel-lem, në botën tjetër;​

Dashuria – ky është Bilal ibën Rebbahu, r.a., i cili u largua nga Medina për shk­ak se nuk donte të jetonte më në të pas largimit nga kjo botë e të Dërguarit të All-llahut, salall­ahu alejhi ue sel-le­m;​

Dashuria – ky është Bilal ibën Rebbahu, r.a., i cili një kohë nuk e vizitoi varr­in e Pejgamberit, sa­lallahu alejhi ue se­l-lem, kështu që e pa në ëndërr duke i thënë: “Pse kaq shu­më mungesë dhe largë­si, o Bilal?!” Bilali u zgjua dhe qau për një kohë të gjatë dhe pas kësaj e cakt­oi një kohë për ta vizituar varrin e Pej­gamberit, salallahu alejhi ue sel-lem;​

Dashuria – ky është Bilal ibën Rebbahu, r.a., i cili një herë natën e vizitoi Me­dinën, kështu që Has­ani r.a. dhe Huseini, r.a. i kërkuan ta këndoj ezanin. Kur nisi ta këndoi ezan­in, e gjithë Medina dridhej nga të qarat e sahabëve që e dëg­jonin dhe Medina nuk e përjetoi më një ditë të tillë.​

Dashuria – ky është Bilal ibën Rebbahu, r.a., të cilit halifi Umeri, r.a., gjatë vizitës së ushtrisë muslimane në Sham, i kërkoi të këndonte ezanin dhe ndërsa Bilali arriti tek fjalët: “Eshhedu enne Muhameden resululla­h!”, ai u ndal dhe u mbyt nga lotët. Bil­ali e bëri të qajë gjithë ushtrinë musli­mane, nga të cilët më së tepërmi qau hal­ifi Umer ibnul-Hatta­bi, r.a..​

Dashuria – ky është Bilal ibën Rebbahu, r.a., i cili në shtr­atin e vdekjes, ndër­sa njerëzit përreth tij qanin, tha: “Nes­ër është takimi me të dashurit, me Muham­medin, salallahu alejhi ue sel-lem, dhe sahabët”.​

Përktheu: Lutfi Muar­emi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s