Flisni mirë ose heshtni

Një nga dijetarët e shek. XVII, Abdullah b. Alevi el-Haddad, në veprën e tij: “Nga përkohësia në përjetësi”, rreth edebit (mirësjelljes) të të folurit thotë: Kini kujdes që të mos thoni asgjë përveçse fjalëve të mira! Dhe dëgjimi i çdo fjale që nuk është hallall është gjithashtu i ndaluar për ty.

Kur flisni, flisni qartë dhe ngadalë. Dëgjoni me vëmendje bashkëbiseduesin dhe mos e ndërprisni. Nëse nuk është bisedë siç është shpifja, që e shkakton zemërimin e All-llahut të Madhërishëm, mos i ndërhyjë në fjalë askujt.

Kini kujdes dhe mos ndërhyni në çdo fjalim. Nëse dikush ju thotë diçka që tashmë e dini, sillu sikur nuk e do, sepse mund ta shqetësoni bashkëbiseduesin.

Nëse dikush nuk ju përcjell diçka apo ndonjë ngjarje tamam ashtu siç është, mos i thoni: “Nuk është ashtu, por kështu.” Nëse ajo që flet ka të bëjë me çështje të besimit, dhe ai nuk e sqaron në mënyrë korrekte, atëherë  korrigjoje në mënyrë të butë dhe të bukur.

Evito ndërhyrjet në atë që nuk të intereson dhe largohu nga betimi i shpeshtë në emër të All-llahut! Nëse betohesh në emrin e All-llahut, xh.sh., bëje këtë vetëm duke thënë të vërtetën dhe nëse është absolutisht e nevojshme. Kujdes nga të gjitha llojet e gënjeshtrave, sepse gënjeshtra është në kundërshtim me besimin Islam.

Kujdes nga përgojimet, përcjellja e fjalëve të të tjerëve, shakatë e tepruara dhe fjalimet e shëmtuara. Ashtu siç i shmangeni fjalëve fyese, shmangni edhe fjalët e liga. Para se ta thuash fjalën, mendo, nëse ajo sjellë mirë, thuaje, nëse jo, atëherë hesht!

I Dërguari i All-llahut, salallahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

“Përveç dhikrit, urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja, çdo bisedë tjetër është në dëm të njeriut”.

“Kush e beson All-llahun dhe Ditën e Gjykimit, le të thotë atë që është e mirë ose le të heshtë. Kush e beson All-llahun dhe Ditën e Gjykimit, le ta nderojë fqinjin e tij.”

Përpiquni të ecni vetëm drejt së mirës dhe drejt asaj që ju nevojitet. Mos nxitoni gjatë ecjes. Mos ecni me mendjemadhësi dhe duke u krenuar, përndryshe do të largoheni nga mëshira e All-llahut. Mos u shqetësoni nëse dikush ecën para jush dhe mos u gëzoni nëse dikush ecën pas jush. Sepse, ashtu është sjellja e atyre që janë mendjemëdhenj. Kur ecni, mos shikoni shumë majtas e djathtas dhe mos u ndalni pa nevojë, dhe mos qëndroni gjatë në rrugë. Ndërsa ecte i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue sel-lem, asnjëherë nuk i tërhiqte këmbët zvarrë ndërsa kur dikush e thërriste, ai ndalonte.

Kur qëndroni me njerëz, evitoni kruarjet e shpeshta, gromësirën dhe gogësimën. Nëse jeni të detyruar duhet të gogësitni, mbuloni gojën me anën e jashtme të dorës së majtë.

Evitoni të qeshurën me zë të lartë, sepse ajo e shkatërron zemrën. Nëse keni mundësi ta zëvendësoni të qeshurën me zë të lartë me një buzëqeshje, ashtu veproni.

Përktheu: Lutfi Muaremi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s