Letra e nënës të birit

Biri im, nga ty kërkojë festë dhe dhurata për çdo ditë. Nuk dua festë vetëm për një ditë dhe vetëm një dhuratë…

– Para së gjithash,  dëshiroj të ma dhurosh ruajtjen e namazit dhe përulësinë në namaz, dhe ngritjen e rregullt për namazin e sabahut.

– Mandej, ma dhuro heqjen dorë nga mëkatet e mëdha, të fshehta apo publike.

– Ma dhuro leximin e Kur’anit me reflektim, mësimin përmendësh të Kur’anit, dhe veprimin sipas Kur’anit dhe Sunnetit të Pejgamberit të All-llahut,  s.a.v.s..

– Ma dhuro sjelljen e mirë dhe bamirësinë ndaj prindërve,  fëmijëve, bashkëshortes, vëllezërve dhe fqinjëve.

– Ma dhuro edukimin e fëmijëve tu duke u bazuar në Kur’an dhe Sunnet, ashtu që çdo bamirësi e tyre të gjendet edhe në faqet e bamirësive të mia.

– Ma dhuro ngritjen e hershme dhe shkuarjen në punë në kërkim të bereqetit dhe rizkut, fitimit hallall dhe largimin nga pasuria dhe fitimi haram.

– M’i dhuro duatë për falje dhe mëshirën e All-llahut deri sa jam gjallë dhe pasi të ndërrojë jetë.

– Ma dhuro vizitën tënde që t’i rehatojë sytë e mi ndërsa të shikojë, sepse nuk ka dhuratë më të bukur dhe më të ëmbël për nënën se sa shikimi dhe biseda me fëmijët e saj.

Përktheu: Lutfi Muaremi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s