CIVILIZIMI ISLAM

Pohimi se Islami nuk ka mundur të formoj civilizim të veçantë, duke e argumentuar këtë me gjendjen e sotme të tyre, i ngjanë vetëm një përralle të cilën e potencojnë armiqtë e Islamit dhe disa mbeturina të tij përbrenda. Të parët e bëjnë me qëllim që Muslimanët t’i veshin me shpirt evropian, ndërsa të dytët e bëjnë që në botën islame ta mbjellin farën e pabesimit.

Ne nuk e mohojmë ndikimin e dinit në civilizim, mirëpo nuk pranojmë se dini mund të jetë matës i civilizimit. Shpesh herë dobësohet ndikimi i dinit mbi popullatën, largohen nga mburoja fetare, ndaj si rezultat i kësaj më vonë shkatërrohen, mirëpo nuk mund dini të fajësohet për këtë. Shpesh herë ndodh që nga faktor të jashtëm të tronditet civilizimi i vënë me din, apo të shkatërrohet që nga themelet, mirëpo sërish dini nuk është fajtor. Atëherë pason prapambeturia e Muslimanëve për shkak të mosnjohjes së dinit apo për shkak të mos praktikumit të parimeve të tij si duhet. Atëherë kur Sheriati zbatohej ashtu si duhet, Islami ishte i madh dhe i famshëm.

Civilizimi islam është fakt i pakundërshtueshëm, ngaqë nuk ka popull në Europë – gjerman, francez, anglez, italian etj. e të mos ketë vepra të panumërta, rezultat i civilizimit islam. Sikur islami të mos posedonte civilizim të vërtetë me të cilën i vuri vulën e vet dhe i cili bazohet në Kur’an dhe Sunnet, atëherë me siguri që nuk do ta përmendnin atë, nuk do ta krahasonin me civilizimet tjera dhe as që do t’i theksonin karakteristikat e tyre, duke i pasur të njohur faktet e sulmeve të shumta të tyre ndaj islamit.

Civilizimi islam është ndër civilizimet më të njohura me të cilin u zbukurua historia globale e botës dhe e cila me veprat e tij grandioze vërshoi faqet e historisë. Bagdadi në kohën e Mensurit, Rashidit dhe Me’munit arriti popullatë, kulturë, luksoz dhe pasuri e cila nuk kishte shoqe deri në kohët moderne. Atëkohë ai përbënte dy milion e gjysmë banorë. Basra qëndronte në pozitë të dytë dhe përbëhej nga gjysmë milion banorë.

Damasku, Kajroja, Halebi, Samerkandi, Isfahani dhe mjaftë kryeqendra tjera të tokave islame ishin shembuj për popullzim, ndërtime madhështore, rehati të popullatës, kultivim të shkencave dhe formim të arteve të ndryshme.

Hajrevani, Fezi, Tilimsani (Tlemceni) dhe Marokoja ishin aq të mëdhenj saqë deri në kohët moderne nuk u gjendej shoqe në Evropë. Kordoba ishte qyteti i vetëm në Evropë i cili përbëhej nga një milion e gjysmë banorë dhe 700 xhami ndër të cilat më e madhja për të cilën inxhinieri gjatë vizitës sime më tha që në të kanë mund të falen 50.000 vetë në brendi dhe 30.000 vetë në oborr të saj, ndaj gjithsejti 80.000 vetë kanë mundur të falen në të njëjtën kohë në atë xhami të shkëlqyeshme.

Kur vizituam rrënojat e Ez-Zehrës, vërejtëm se ato janë gërmadha të një qyteti dhe jo vetëm një oborri dhe mësuam që shtrihej në një hapësirë prej 900 m. gjatësi dhe 800 m. gjerësi. Spanjollët e quajnë qyteti Ez-Zehra. Inxhinierët të cilëve u është besuar gërmimi i saj, thanë se besojnë që do t’u nevojitej rreth 50 vjet për gërmim. Mjafton që në shekullin XV sipas Isâut, në Evropë nuk kishte qytet të ngjashëm sikur Granada, e cila në periudhën e fundit të sundimit Islam në Spanjë ishte kryeqytet i një shteti të vogël. Atëherë kur ra në duar të Spanjollëve, kishte rreth 500 mijë banorë. Atëkohë nuk mund të gjendej ndonjë kryeqendër në Evropë as me gjysmën e këtij numri që përbënte Granada, ndërsa Al Hambra (El-Hamrâ) në Granadë ka mbetur e paprekur deri më sot.

Kjo është vetëm një pasqyrë e rrjedhojës së civilizimit islam në të kaluarën e saj të artë, ndërsa po qe se dëshirojmë ta paraqesim gjithë atë bukuri dhe vepra të mira të cilët i lanë Muslimanët pas vetes, do të na nevojitej të shkruajmë një gërmadhë veprash.

Historianët evropian nën titullin »Civilizimi islam« shkruan mjaftë vepra të shkëlqyeshme dhe botuan një sërë artikuj atraktiv me ilustrime. Historianët evropian që paraqesin kundërshtarët më të mëdhenj të islamit, kufizohen aq shumë me qëllim të minimizimit të rëndësisë së civilizimit islam dhe mohimit se Islami ka qenë themelues i tyre. Maksimumi që ata mund të bëjnë është që ta mohojnë se Muslimanët i zbuluan të parët këto shkenca dhe teori deri atëherë të panjohura. Këtë pohim megjithatë e pranojnë hulumtuesit të cilët e dinë se Muslimanët ishin themelues të tyre, dhe i zbuluan këto të vërteta dhe ide deri atëherë të panjohura, krahas veprave tjera të cilat i përsosën edhe më tej.

Përveç tjerash, ne nuk e njohim asnjë civilizim në rruzullin tokësor që të mos paraqet vazhdim të civilizimeve të kaluara, si rezultat i ideve të përbashkëta të gjinisë njerëzore, përmbledhje e rezultateve të mendjeve të ndryshme dhe fryt i intelektit të etniteteve të ndryshme.

Autor: Emir Shekib Arsllan
Përktheu: Lutfi Muaremi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s