Rëndësia e kohës në jetën e besimtarëve

Një nga vendimet më të këqija të njeriut është mospërdorimi i kohës siç duhet dhe “shtyrja e punëve”…

Fjalët “do ta bëjë më vonë”, janë karakteristikë e njerëzve që vuajnë nga kjo paraqitje negative.

Kur u pyet për këshillë njëri nga fisi Abdul Kajs, ai tha: “Kujdes nga fjala ‘më vonë’!”

Një urtar ka thënë: “Fjala ‘më vonë’ është ushtar i ushtrisë së shejtanit!”

Njeri, koha që ke në disponim ka të drejtë te ty që ta shfrytëzosh duke u munduar të fitosh mësime të dobishme dhe duke bërë vepra të mira pa e shtyrë për nesër, sepse e tashmja largohet dhe bëhet e kaluar, e cila nuk kthehet më.

Prandaj mbillni sot për t’i korrur frytet e punës suaj nesër, dhe nëse nuk veproni kështu, do të pendoheni, por pendimi nuk ju bën dobi.

Hasan el-Basri ka thënë: “Kujdes nga zvarritja, sepse sot jeni të sigurt për të tashmen, jo për të nesërmen tuaj. Nëse e përjeton të nesërmen, bëhu siç je sot, dhe nëse nuk e përjeton të nesërmen, nuk do të pendohesh sepse nuk e ke humbur të sotmen.”

Muhammed ibn Semra es-Sa’ih i shkroi letër Jusuf ibn Esbatit:

“Vëllai im, mos e merr si prijës shtyrjen e punëve të tua, sepse aty qëndron dobësia dhe burimi i çdo shkatërrimi. Kështu që njeriu humbet dhe e pret exhelin i papërgatitur. Nëse e shtyni veprën, atëherë dëshirën dhe pasionin tuaj e keni bërë vepër. T’i heq shqetësimet e trupit, por kështu trupi nuk i sjell dobi shpirtit. Vëlla i dashur, shpejto në veprime, sepse ky shpejtim është në dobinë tënde.”

Ji më serioz, sepse situata është serioze. Zgjohu nga gjumi dhe mos ji i pakujdesshëm. Kujtoni çfarë ka mbetur nga ty dhe çfarë të ka ikur, sepse ajo është regjistruar. Me siguri që do t’u gëzohesh veprave të dhe do të pendohesh për atë që të iku pa e kryer.”

Autor: Jusuf el-Kardavi
Përktheu: Lutfi Muaremi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s