Marrëdhënia dominuese dhe thelbësore e Zotit me robërit e Tij është Mëshira. Kjo është arsyeja pse Kur’ani dhe çdo kaptinë e fillon me fjalët: “Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit”.
Në ajetin tjetër All-llahu i Madhërishëm thotë:
“Shpallje nga Ai që krijoi tokën dhe qiejt e lartë. Mëshiruesi që qëndron mbi Arsh.”
Nëpërmjet kësaj Zoti na mëson se Sundimi mbi Universin dhe jetën tonë është gjithmonë i ndërthurur me Mëshirën e Tij.
Besimi i sinqertë në All-llahun e ruan besimtarin nga dëshpërimi, sepse ai është I vetëdijshëm se posedimet e tij janë shumë më të mëdha nga mungesat. Është i vetëdijshëm që mund t’ia marrin punën (largojnë prej pune), por kurrë nafakën; është i vetëdijshëm se nuk po vdes nga sëmundja, por nga exheli.
Kushdo që vërtetë mbështetet në All-llahun, nuk shqetësohet nëse do të ketë probleme, por gjithmonë do të mendojë për atë që bën për të shkuar drejt Mëshiruesit.
L.M.