Pikëllimi

Nuk ka dëmtues më të madh të imunitetit se sa pikëllimi.​

Disa për ta ngritur imunitetin përdorin lloj-lloj kokrra të kinoas, shrydhin lim­ona, hanë avokado, portokallë, xhenxhe­fil, pinë omega 3, magnezium, vajra të ndryshëm, çaje të llojllojshme bimësh për të cilët kanë dëgju­ar që ndihmojnë.

Por dije që, përforcues të besu­eshëm të imunitetit janë pikat e lumturi­së. Ato të cilat nuk blihen askund dhe të cilat reagojnë në mënyra të ndryshme nga njëri tek tjetri individ. Kështu që, nëse për çdo ditë gëlltit një pikë die­ll në çaj, kafen e ëmbëlson me përqafimin e të dashurve tuaj, lexon diçka nga Kitabi të cilin gjatë kohë e ke harruar në raft, dëgjon ndonjë melodi të cilën e përcjell me kë­rcime dhe vaj… ​

Dije që, shëndeti nuk vjen nga goja, por nga zemra, prandaj ki zemër të pastër e të shëndoshë, ze­mër e cila është e sinqer­të me All-llahun dhe e pastër nga politeizmi dhe femoh­imi, hipokrizia dhe e fëlliqura: “Përveç atij që vjen me zem­ër të pastër tek All­-llahu!” [Esh-Shuara: 89]

​Ji me Atë, të jetë Ai me ty, sepse kush është me All-llahun, All-llahu është me të, e ruan dhe e mbron… Falënderoje për begatitë që t’i ka dhënë, haptazi e fshehtazi, me fja­lë e me vepra, kështu All-llahu do t’i shtoj të mirat e Tij dhe do ta largojë pi­këllimin nga zemra.

Përshtati: Lutfi Muaremi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s