Porosi ditore për motivim nga përmbledhja: “Zgjoje zemrën tënde”, autor Amar Bašić
Këshilla e Nëntë:
009.
Njeriu në Kur’an përshkruhet si një krijesë nxituese. Të gjithë dëshirojnë t’i zgjedhin problemet brenda natës, qofshin ato probleme shëndetësore, materiale, sociale, të gjejnë bashkëshort/e, blejnë banesë apo veturë etj.
Kjo është e natyrshme, por duhet t’i mësojmë ligjet Hyjnore, e njëri prej tyre është gradualiteti. Ndoshta gjëja për të cilën mallëngjehesh tani, mund të të kushtojë shumë. Ndoshta do të bënte më arrogant, mendjemadh, më pak mirënjohës, do të largonte nga All-llahu… Prandaj besimtari e jep maksimumin e tij edhe kur gjërat shkojnë “më ngadalë”, sepse është i vetëdijshëm që All-llahu i menaxhon çështjet dhe e di më së miri orarin. Problemi është tek ne që i shikojmë vetëm bekimet, ndërsa e neglizhojmë Atë që i dhuron bekimet.
Të qenët afër Tij dhe i vetëdijshëm për Atë – është më e madhe se ajo për të cilën mallëngjehesh.
Përshtati: Lutfi Muaremi