Urtësi nga jeta e gjeneratës më të mirë: Hatixhe bint Huvejlid, radijallahu anha

Autor: Emir ef. Brašnjić

I Lartësuar është Ai i Cili thotë: “All-llahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej muhaxhirëve (migruesve) dhe prej ensarëve (vendasve) dhe prej atyre që i pasuan ata me punë të mira, e edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Atyre u ka përgatitur xhennete, në të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përjetë të pasosur. E ky është fitim i madh. [ET-TEUBE, 100] Paqja dhe bekimet qofshin mbi Pejgamberin Muhammed, salallahu alejhi ue sel-lem, familjen e tij të nderuar dhe sahabët fisnikë.

Hazreti Hatixheja ishte bashkëshortja e parë e të Dërguarit të All-llahut, salallahu alejhi ue sel-lem, dhe personi i parë që dëshmoi për pejgamberllëkun e tij dhe e përqafoi besimin islam.

Hazreti Hatixheja u lind në Mekkë. Ishte bijë e Huvejlidit. Familja e saj konsiderohej familja më fisnike dhe më e ndershme në të gjithë Arabinë. Për shkak të aftësive dhe pasurisë së saj, ajo u quajt princesha e Kurejshëve dhe Princesha e Mekës. Por, hazreti Hatixheja kishte edhe një emër të tretë, e quanin “Tahira”, që domethënë “e Pastër”. Kush e quajti ashtu “Tahira”?! E pabesueshme, por e quajtën të njëjtit arabë që shquheshin për arrogancën, mendjemadhësinë dhe shovinizmin e tyre. Ishte hera e parë në historinë arabe që një grua u emërua Princesha e Mekës dhe Tahira.

Hazreti Hatixheka ishte femër mjaftë e edukuar. Ajo ishte një personalitet shumë i respektuar edhe në kohën paraislamike – në kohën e xhahilijetit (injorancës). Ajo po kërkonte një person me karakter të jashtëzakonshëm dhe një personalitet shpirtëror, dhe kështu e gjeti Muhammedin, salallahu alejhi ue sel-lem, i cili do ta shpëtonte botën nga fatkeqësia dhe injoranca.

E thirri Muhammedin dhe i tha: “O Muhammed, kam vërejtur që je njeri fisnik, i besueshëm, i sinqertë dhe i karaktershëm, dua të martohem me ty” dhe Muhammedi, salallahu alejhi ue sel-lem, ra dakord për martesë. Pra, ‘e Pastra’ u martua me ‘më të pastrin’ dhe ‘më të besueshmin’. Ky është një mesazh edhe për të rinjtë e kohës së sotme që kanë nevojë të martohen, se streha e ngrohtë dhe rehatia familjare nuk fshihet tek gjërat materiale, por tek fisnikëria, besimi, morali dhe sinqeriteti.

Meqenëse e dinte qëllimin madhështor të Pejgamberit salallahu alejhi ue sel-lem, dhe duke e besuar atë, e vuri në dispozicion të gjithë pasurinë e saj. Ajo i tha: “Shpenzoje për përhapjen e fesë së Zotit ashtu siç ta shohësh të arsyeshme.” Prandaj Hazreti Hatixheja me pasurinë e saj është shembull për ne si ta fitojmë autoritetin dhe kënaqësinë e All-llahut në Ahiret.

Kur Muhammedi, salallahu alejhi ue sel-lem e pranoi shpalljen e parë të “Ikras”, Hazreti Hatixheja e pati nderin e para ta vërente këtë meqë erdhi tek ajo dhe i kërkoi ta mbulojë. Ajo e pa bashkëshortin e saj të dashur duke u dridhur nga frika. Mandej i erdhi ngushëllimi nga All-llahu i dashur, me fjalët e Hazreti Hatixhes, e cila u frymëzua për t’ia kujtuar atij mirësinë dhe dëlirësinë e tij të madhe dhe se është e pamundur që Zoti, ta lërë atë në lajthitje dhe të keqe.

Nëse qoftë se besimtaret e kërkojnë lumturinë në këtë botë dhe shpëtimin në botën tjetër, ato duhet të njihen me shembullin e Hazret Hatixhes, një prej katër grave më të zgjedhura dhe nëna e gruas më të zgjedhur, Hazreti Fatimes.

Nga Ebu Hurejre transmetohet se i Dërguari i All-llahut salallahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Katër gratë më të mira në dynja janë: Merjemja, bija e Imranit; Asija, bija e Muzehimit dhe gruaja e Faraonit; Hatixheja, bija e Huvejlidit; dhe Fatimeja, bija e Muhammedit.”

Buhariu dhe Muslimi e shënojnë transmetimin në të cilin thuhet se në një rast Xhibrili alejhis-selam erdhi te Pejgamberi, salallahu alejhi ue sel-lem, dhe i tha atij t’ia përcillte selamin e All-llahut të Madhëruar dhe ta kënaqte atë me një kështjellë të përgatitur për të në Xhennet.

Shikoni këtë nder që i bëhet Hatixhes! All-llahu i Madhëruar i dërgon selam një njeriu dhe ai person është Hazreti Hatixheja! I dërgon lajm se për të është përgatitur një kështjellë në Xhennet. Pse, për çfarë?!

Për shkak se besoi në pejgamberllëkun e Muhammedit, salallahu alejhi ue sel-lem, atëherë kur të tjerët refuzonin; për shkak se konfirmoi se e fliste të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, në kohën kur shumica kanë gënjyer shumë; për shkak se i ndihmoi Pejgamberit, salallahu alejhi ue sel-lem kur të tjerët e refuzuan, dhe All-llahu ia mundësoi që vetëm me atë të ketë fëmijë i Dërguari i All-llahut, salallahu alejhi ue sel-lem.

Jeta bashkëshortore e Pejgamberit, salallahu alejhi ue sel-lem është porosi për të gjithë ne si duhet të duket jeta bashkëshortore.

Hazreti Hatixheja lindi gjashtë fëmijë të virtytshëm në martesën e saj me Pejgamberin, salallahu alejhi ue sel-lem: Kasimin, Abdullahun, Zejnebin, Rukijjen, Ummu Kulthumin dhe Fatimen. Ajo është gruaja e preferuar e Pejgamberit, saqë tregohet se i Dërguari i All-llahut, e vajtoi shumë Hatixhen kur ajo u shpërngul në botën tjetër. Edhe muslimanët e tjerë u pikëlluan për vdekjen e saj, prandaj, viti 619 Hënor, viti në të cilin ndërroi jetë Hazreti Hatixheja, u quajt viti i pikëllimit.

“O Zoti ynë! Mos lejo që zemrat tona të shmangen nga e vërteta pasi na ke udhëzuar në rrugën e drejtë, dhe jepna mëshirë prej Teje; vërtet, Ti je Dhuruesi i Madh!” Amin!

Përshtati: Lutfi Muaremi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s