Uzunköprü (Ura e gjatë) ishte ura më e gjatë historike prej guri në botë dhe sipas saj e mori emrin edhe qyteti – Uzunköprü. Kjo urë u ndërtua me urdhër të Sulltan Muradit II, nga kryearkitekti Muslihiddin midis viteve 1427-1443 për kalimin e lumit Ergene. Në ceremoninë e hapjes në vitin 1444 mori pjesë edhe vetë Sulltani. Ajo është vendosur në një pikë shumë strategjike ushtarake dhe tregtare, që lidh kryeqytetin Edrene me Galipolin dhe Rumelinë Perëndimore.
Edhe pse sot gjatësia e saj është 1238,55 m nga harku i parë deri në të fundit, gjatësia e saj origjinale dikur ishte 1392 m. me krahë të zgjatur që nuk ekzistojnë sot.
Ura është akoma në përdorim për njerëz dhe automjete.
Foto/tekst: Lutfi Muaremi