Nuk ekziston hedije që mund ta zëvendësojë një Salavat dërguar Pejgamberit të All-llahut s.a.v.s.

Që në fëmijëri prindërit na mësonin dhe motivonin që nga akshami i ditës së enjte, deri në akshamin e ditës së premte të lexojmë sa më shumë salavate për të Dërguarin e All-llahut salallahu alejhi ue sel-lem.

Të premten në mbrëmje ua ofronim letrën në të cilën e shënonim numrin e salavateve të lexuara. Kryesisht këtë e bënim me gishtërinjtë tanë të vegjël, duke i numëruar tesbihët ngjyrë të gjelbër apo të zezë, të cilët na dhuroi për Bajram gjyshi ynë i cili tashmë ka ndërruar jetë, All-llahu e pastë mëshiruar.

Numrin e salavateve nuk e tregonim rrejshëm asnjëherë, sepse frikësoheshim se do të na ritet bishti në mëngjes, kështu thoshin pleqtë në fshat.

Babai dhe nëna e lexonin suren Kehf, që për ne atëkohë ishte e panjohur. Sa kishim filluar ta mësojmë Elifbanë. Kuptimin e sures Kehf na e lexonin në përkthim dhe na thoshin që nuk ka nafakë pa përmendur emrin e All-llahut (Besmelen), sepse gurin e madh e lëviz vetëm dashuria që rrjedhë nga zemra ndaj All-llahut i Cili na mbikëqyr.

All-llahu mund të bëjë gjithçka, kur ju merrni abdes dhe i thoni dëshirat tuaja. Se xhaxhai që bën ca “magji” në fakt gënjen dhe se nuk ia vlen ta shikosh e ta imitosh, prandaj nuk na çonin në shtëpinë e kulturës kur vinte magjistari. Na thoshin që Kur’ani është si ajo tabloja e madhe ku shkruhet emri i fshatit dhe vijën që e sqaron drejtimin.

Kur’ani është udhërrëfyes dhe udhëzues jetësor, dhe në qoftë se e përdorim për çdo ditë, kurrë nuk do ta humbasim rrugën. Na këshillonin që të mos lëvdohemi nëse kemi diçka më të mirë se sa shokët tanë, por duhet me ata të ndajmë gjithçka kemi. Me kalimin e kohës, rritej dashuria ndaj dinit Islam, kështu që me gjithë zemër i lexonim Salavatet dërguar Pejgamberit salallahu alejhi ue sel-lem.

Vonë e kuptuam që ëmbëlsirat, lekët dhe gjithçka na jepnin, ishin karrem që ta dashurojmë dinin Islam. Tani, kur jemi rritur, e dimë që nuk ekziston hedije (dhuratë) e cila mund ta zëvendësojë një Salavat dhe Selam të vetëm dërguar Pejgamberit të fundit, Muhammedit salallahu alejhi ue sel-lem.

E lus All-llahun e dashur që t’i shpërblejë prindërit tanë, të cilët me ëmbëlsira e kanë thurur rrugën e dashurisë për fenë e vërtetë, dinin Islam.

Shkruan: Semir Krnjić
Përktheu: Lutfi Muaremi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s