Fjala e bukur

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Vallë, a nuk e sheh se si All-llahu e përqas fjalën e mirë me pemën e mirë, e cila rrënjën e ka të fortë në tokë, kurse degët nga qielli? Me lejen e Zotit të saj (pema) jep fruta në çdo kohë. All-llahu u tregon shembuj njerëzve, që t’ua vënë veshin. Fjala e keqe është si pema e keqe me rrënjë të shkulura, e paqëndrueshme për ekzistencë.” [IBRÂHÎM, 24-26]

Fjalët dhe këshillat më të mira i thoshte Pejgamberi salallahu alejhi ue sel-lem, i cili në mes tjerash tha:

“Së shpejti do të vijë koha për Ummetin tim, kur do t’i dojë pesë gjëra dhe do t’i harrojë pesë të tjera:

  • Do ta dojë dynjanë dhe do të harrojë Ahiretin.
  • Do ta dojë pasurinë, por do ta harrojë llogaridhënien në Ditën e Gjykimit.
  • Do t’i dojë krijesat dhe do të harrojë Krijuesin.
  • Do t’i dojë gjynahet, por do ta harrojë pendimin.
  • Do t’i dojë shtëpitë e bukura, por do t’i harrojë varrezat.”

Hazreti Omer ka thënë:

“Fuqia e kësaj bote arrihet përmes pasurisë, kurse madhështia e botës tjetër përmes veprave të mira”.

Urtari ka thënë:

“Kush mendon se ka shok më të mirë se All-llahu i Madhëruar, pak e njeh Atë. Nga ana tjetër, kushdo që mendon se ka armik më të madh dhe më të flaktë se veten, pak e njeh veten e tij.”

Transmetohet se hazreti Aliu ka thënë:

“Nga të gjitha begatitë e kësaj bote, më i miri për ju është Islami. Nga të gjitha llojet e profesioneve, më së miri është të jesh i bindur ndaj Allahut xhel-le shanuhu.”

Xhibrili alejhis-selam ka thënë:

“O Muhammed! Jeto sa të duash, por do të vdesësh një ditë! Duaje cilin të duash, por një ditë do të ndahesh prej tij! Vepro çfarë të duash se ke për t’u shpërblyer për të!”

Transmetohet që Abdullah Ibën Mes’udi ka thënë:

  • Bëje atë që All-llahu i Madhëruar ta bëri farz, do të jesh më i binduri.
  • Largohu nga ajo që All-llahu e bëri haram, do të jesh më i devotshmi dhe
  • Ji i kënaqur me atë që ta dha All-llahu, do të jesh më i pasuri.

Transmetohet që Jahja Ibën Muadhi ka thënë:

  • ndër mëkatet më të mëdha është këmbëngulja në mëkate, duke shpresuar për falje pa pendim.
  • ta prisni afërsinë e All-llahut, pa iu bindur Atij,
  • të prisni të korrat e Xhenetit, ndërsa të mbjellësh farat e Xhehenemit
  • të kërkoni dhe prisni shpërblim, pa vepra të mira,
  • të besosh në All-llahun dhe të jesh i pakujdesshëm.

Transmetohet se hazreti Uthmani ka thënë:

“Ai që kryen rregullisht pesë namazet ditore në kohën e caktuar, do të nderohet nga All-llahu me nëntë nderime:

  • Do ta dojë All-llahu.
  • Do të bekohet me shëndet në trup.
  • Do ta ruajnë melekët e All-llahut.
  • Do t’i jepet bereqet në shtëpi.
  • Fytyra e tij do të jetë po aq e ndritshme si ajo e njerëzve të mirë.
  • Do t’i mundësohet zemra e butë.
  • Do ta kalojë urën e Siratit me shpejtësinë e rrufesë.
  • Do ta ruaj nga zjerri i Xhehenemit.
  • Do ta vendosin pranë atyre që nuk do të kenë frikë dhe atyre për të cilët nuk do të ketë pikëllim.”

Jusufi alejhis-selam bënte dua duke thënë:

All-llahu im! Qëllimi i jetës sime është arritja e kënaqësisë Tënde.

Lutja jonë është:

All-llahu ynë, na forco në rrugën e dini Islamit, mos na sprovo me atë që nuk mund ta durojmë, na bëj prej atyre me të cilët je i kënaqur, udhëzoji fëmijët tanë në rrugën e drejtë, ki mëshirë ndaj nesh në Ditën e Gjykimit dhe na falë mëkatet e kryera fshehurazi dhe publikisht. Amin!

Përshtati: Lutfi Muaremi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s