Porosi ditore për motivim nga përmbledhja: “Zgjoje zemrën tënde”, autor Amar Bašić
Këshilla e dytë:
002.
Një nga gjërat më të bukura që njeriu mund ta ndiej në këtë botë është bindja (nga shembulli personal apo i njerëzve përreth) se është e pamundur dhe se “nuk ka shanse” – t’i jesh i nënshtruar dhe i dëgjueshëm All-llahut të Madhëruar e që Ai të mos ta kthejë me diçka akoma më të mirë!
Njeriu kërkon diçka nga dikush, e ky po qe se është bujar, mund t’i jep.
Imagjino, t’i mbështetesh dhe të kërkosh, prej bujarëve nga më Bujari! Ringjalle atë ndjenjë në zemrën tënde, besoje Krijuesin tënd, Ai asnjëherë nuk do të lë pa përgjigje dhe rrugëdalje.
Përshtati: Lutfi Muaremi