Porosi ditore për motivim nga përmbledhja: “Zgjoje zemrën tënde”, autor Amar Bašić
Këshilla e Parë:
001.
Ji me All-llahun, do ta “gjesh” Atë me ty. Mos kini frikë nga askush dhe asgjë përveç Tij. Sepse është e pamundur të jesh me Të dhe të dështosh. Ata që janë me All-llahun janë gjithmonë në dobi.
Mos mendo se duke ikur nga e vërteta, do të jesh në gjendje ta fshehësh të vërtetën – All-llahu gjithmonë do ta zbulojë të vërtetën.
Mos mendo se mashtrimi do të të çojë larg – Ai do t’ju zbulojë.
Mos mendo se do të humbni nëse jeni të sinqertë, autokritikë dhe të drejtë – All-llahu gjithmonë do t’i ndihmojë njerëzit e tillë.
Mos mendo se do të shkatërrohesh, nëse bën mëkate, por gjithmonë pendohesh dhe e korrigjon veten – All-llahu do të të falë.
Nëse e ke All-llahun, çfarë mund të humbësh, por nëse e humb Atë, çfarë të bën dobi?! Më e keqja që mund t’ju ndodhë është nëse sukses, dinjitet, nder dhe arritje kërkon në diçka tjetër përpos tek All-llahu.
Ji me All-llahun, do të vëreni mrekulli!
Përshtati: Lutfi Muaremi