Surja Fatiha – shtatë porosi për ditë të suksesshme

Të gjithë dëshirojmë të kemi ditë të suksesshme. Me këmbëngulje angazhohemi t’i përcaktojmë interesat dhe potencialin tonë dhe menaxhimin e mirë të luksit të vlefshëm – kohës. Gjithlë kohën vendosim qëllime dhe zhvillojmë strategji për t’i arritur ato.

Mirëpo, vetes duhet t’ia parashtrojmë pyetjen: a e synojnë këto plane arritjen e kënaqësisë së All-llahut të Madhërishëm?

Çfarë synimesh duhet t’i vendosim vetes për arritjen e kënaqësisë së All-llahut të Madhërishëm përmes së cilave me lejen e Tij do t’i afrohemi Xhenetit?!

I Madhëruar qoftë All-llahu, i Cili na i ofroi përgjigjet e këtyre pyetjeve në shtatë ajetet e sures Fatiha e cila me urtësi u konsiderua Prolog, Hapje, Qasje.

Këtu janë përgjigjet:

1. Para se të filloni ndonjë punë, lexoni Besmelen – Në Emër të All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit

Çdo veprim filloni me Besmele, ajo e sjell dhe e rrit bereqetin. Thuani Bismilah para se të hani, para se të bëni diçka të re, para se të hyni në shtëpi etj.

2. Shpesh falënderojeni All-llahun e Madhëruar. – Falënderimi i takon vetëm All-llahut, Zotit të botëve

Besimtari i sinqertë në çdo situatë është mirënjohës ndaj All-llahut. Shikoni përreth jush dhe do t’i vëreni bekimet që ju janë dhënë dhe më pas falënderoni All-llahun e Madhëruar. Ky ushtrim shumë praktik do t’ju ndihmojë të përballeni me situata të vështira, do t’ju ndihmojë ta luftoni pakënaqësinë dhe t’i rrisni shanset tuaja për të jetuar jetë pa trysni.

3. Bëhu i sjellshëm – Mëshiruesi, Mëshirëploti

Ndër cilësitë e bukura të All-llahut janë edhe Mëshiruesi dhe Mëshirëploti. Ne duhet të përpiqemi këto cilësi t’i zbatojmë në jetën tonë të përditshme dhe të jemi të mëshirshëm dhe të sjellshëm me të gjithë njerëzit përreth nesh. Jini të sjellshëm me fqinjët, të afërmit dhe miqtë tuaj. Dërgoni njeriut të sëmurë apo nevojtar një pjatë me supë të ngrohtë, merre dikë me vete në xhami apo në ligjëratë.

4. Kujtoni Ditën e Gjykimit: Sunduesi i Ditës së Gjykimit

Për çdo ditë kujtoje veten se kjo botë është vetëm “lojë dhe argëtim” dhe se së shpejti do të vijë Dita kur All-llahu do të na bëjë llogari, shqyrtoje çdo vepër të mirë ose të keqe që e ke bërë. Kjo, me ndihmën e All-llahut, do t’i balancojë marrëdhëniet tona mes dynjasë dhe Ahiretit. Çdo natë lexoni suren Mulk.

5. Ndihmë kërkoni vetëm nga All-llahu i Madhëruar: Ne vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje kërkojmë ndihmë.

Gjithmonë jini të vetëdijshëm se All-llahu është shumë afër dhe i përmbush duatë tona. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Njeriu vazhdimisht duhet t’i drejtohet për ndihmë All-llahut të Madhërishëm, për të gjitha nevojat e tij, madje edhe kur i prishet rripi i këpucëve; nëse ka nevojë për kripë, i drejtohet me lutje All-llahut që ta furnizojë.”

Ne e dimë se kur jemi në telashe, VETËM All-llahu xh.sh. mund të na ndihmojë. Le ta shtojmë mbështetjen tonë tek Ai duke u lutur dhe duke qenë durimtarë.

6. Ndiqni Sunnetin – Na udhëzo në Rrugën e Drejtë

Jahja Ibën Muadhi r.a. ka thënë: “Përtërijini zemrat tuaja duke bërë dhikër All-llahun e Madhëruar sepse ajo nxiton në mendjemadhësi dhe në neglizhencë.” Duhet të angazhohemi që për çdo ditë të mësojmë diçka të re rreth besimit. Mësoni një hadith të ri ose parim kur’anor për diçka që ndërlidhet me jetën tuaj të përditshme.

7. Bëni vepra të mira dhe shoqëroheni me ata që bëjnë – Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi  e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd, as në të atyre që janë të humbur!

Mundohuni të bëni sa më shumë vepra të mira dhe kërkoni shoqërinë e atyre që ua kujtojnë All-llahun. Dëgjoje me kujdes ligjëratën e xhumasë, dhe merr pjesë në ligjërata të ndryshme.

E bukura është se All-llahu xh.sh na kujton për çdo ditë shtatëmbëdhjetë herë këto gjëra, aq sa e lexojmë këtë sure gjatë ditës në namazet farz.

Falënderimi i takon All-llahut të Plotfuqishëm.

Burimi: suhaibwebb
Përktheu: Lutfi Muaremi
Foto: Ahmed M.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s