Ilaçi kundër zemërimit

Ilaçi i parë parandalues ​​është shmangia e mbindjeshmërisë ndaj provokimeve. Kjo nevojitet të bëhet në mënyrë që njerëzit të angazhohen me diçka tjetër me qëllim të ri-drejtimit personal. Përveç të përmendurit të All-llahut apo ibadeteve, ekzistojnë edhe mënyra të tjera botërore që mund të ndihmojnë. Pejgamberi, s.a.v.s., e këshilloi një as’habë që të mbajë ujë në gojë sa herë që të jetë i zemëruar me gruan e tij dhe ujin të mos e gëlltis apo pështyjë. Disa muaj pas dhënies së këshillës, burri u kthye te Pejgamberi, s.a.v.s., duke e informuar se këshilla e tij kishte sukses.

Meqë besojmë se zemërimi është një veprim i kontrollit nga shejtani, ne nuk duhet ta lejojmë këtë assesi. All-llahu i Madhërishëm thotë: Nëse djalli përpiqet të të shtyjë drejt së keqes, kërko strehim tek All-llahu, se vërtet, Ai dëgjon dhe di gjithçka. Pejgamberi s.a.v.s. na këshilloi që kur të jemi të zemëruar, të ulemi apo shtrihemi, sepse në këtë pozitë nuk jemi në gjendje të godasim dikë. Natyrisht, ilaçi më i mirë është të mendosh për zemërimin dhe ndëshkimin e All-llahut. A është zemërimi i All-llahut më i vogël se i yni?! Dhe çfarë ndodh kur Ai e shpreh zemërimin e Tij? Njerëzit që kërkojnë falje nga All-llahu, së pari duhet t’i falin të tjerët. Kur falim dikë, në zemrat tona vendosim paqe dhe qetësi.

Cilësia e parë e All-llahut me të cilën përkujtohemi ne muslimanët është se ai është er-Rrahman er-Rahim, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti. “Mëshira Ime është më e madhe se hidhërimi Im.”, ndërsa Pejgamberit s.a.v.s. në një hadithi kudsi gjithashtu i thotë: O bijtë e Ademit, kur të zemëroheni, më kujtoni Mua! Pra, përkujtimi i All-llahut dhe ibadetet do të na ndihmojnë të kthehemi në rrugën e duhur. Një nga ibadetet janë fjalët e Ja Halim, që i përkasin cilësisë së All-llahut, me kuptim: Përdëllimtari. Ai që nuk ngutet për hakmarrje, është i dhimbshëm për robërit e Vet.

Ne gjithashtu mund t’i lutemi All-llahut që situatën, personin ose njerëzit që e shkaktuan zemërimin, t’i marrim nën kontroll. Duhet ta kuptojmë se kjo jetë, megjithëse e dashur për ne, është jetë kalimtare dhe se ne nuk duhet ta harrojmë vdekjen dhe ta shkatërrojmë jetën e përjetshme për shkak të kësaj të përkohshme. Larja me ujë të ftohtë ose bërja dush të ftohtë gjithashtu mund të jetë e dobishme. Me rëndësi është ta ridrejtoni energjinë duke u angazhuar në diçka tjetër.

Kulmi dhe shembulli i sjelljes së mirë islame është ta bësh të kundërtën e asaj që pret provokatori. Nëse provokatori pret që ju ta qortoni ose të hakmerreni me abuzim verbal, duhet t’i thuhet se e doni, duke ia përmendur cilësitë e tij të mira. Nëse ai pret që ju ta sulmoni fizikisht, atëherë duhet ta përqafoni dhe ta falni.

Burimi: IslamOnline
Përshtati: Lutfi Muaremi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s