Lexo, o Ummet!

Leximi, kërkimi i diturisë, hulumtimi, të menduarit…, të gjitha këto janë gjëra për të cilat drejtpërdrejtë na urdhëroi All-llahu i Madhërishëm. Po qe se hulumtoni pak më thellë, do të vëreni se kërkimi i njohurisë dhe veprimi sipas saj, në Kur’an përmendet mbi 1500 herë.

Si mund të ndodhë që Ummetin e Muhammedit salallahu alejhi ue sel-lem, ta godas kjo injorancë dhe ky dembelizëm, ndërsa në dorë ta kenë një Libër të tillë?!

Si mund të shpresojmë në faljen e All-llahut e të mos i bindemi dhe nënshtrohemi Ligjit të Tij?!

Si mund të varim pjesë nga Kur’ani në vende të dukshme e të mos veprojmë sipas tij?!

Si mund ta bëjmë muaj argëtimi, loje dhe ushqimi të tepruar muajin e adhurimit dhe të agjërimit?!

Dija, mandej dija, mandej dija, mandej veprimi sipas asaj dije. Brenga konstante, sjellja e bukur, sinqeriteti ndaj vetes dhe All-llahut – kjo është feja jonë.

Dëshirojmë një epokë të re, epokë në të cilën All-llahu do të na ndihmojë; atëherë doemos ta ndjekim rrugën e Tij. Ta ndryshojmë veten, ashtu që All-llahu i Madhëruar të na ndryshojë gjendjen.

Dielli ka perënduar prej kohësh, duke na lënë në një natë të zymtë, pa yje dhe hënë.

Le të fillojmë, të përpiqemi, që sa më parë të na vijë agimi!

Autor: dr. Mustafa Mahmoud
Përshtati: Lutfi Muaremi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s