Sekreti i bashkëshortësisë së lumtur!

Dikur moti jetonte një plak i urtë. Ishte në moshë, por i ri në pamje, i hollë dhe i shëndetshëm. Të gjithë ata që e njihnin ia kërkonin sekretin dhe eliksirin e rinisë, e ai, të gjithëve u përgjigjej vetëm me buzëqeshje. Por kur këto pyetje u shpeshtuan dhe kur njerëzit filluan t’i vinin në derë, gjyshi ynë i mirë vendosi të përgjigjej në mënyrë të urtë, ndaj i ftoi për darkë në shtëpinë e tij të gjithë.

Darkuan, mandej u ulën, biseduan dhe miqtë me padurim prisnin për të zbuluar se cili ishte sekreti pamjes së re të plakut. Atëherë plaku thirri bashkëshorten e tij dhe i tha: “Nëse nuk të vjen rëndë, gruaja ime, na sill një bostan nga perimorja”.

Gruaja u çua dhe e solli një bostan. Plaku e shikoi, e preku për ta kontrolluar dhe i tha përsëri gruas: “Gruaja ime e dashur, ky nuk bën, nuk do t’u shijojë miqve, na sillë një tjetër.”

Gruaja e mori bostanin dhe solli tjetër, por këtij as ky nuk i pëlqeu dhe kështu ndodhi 4-5 herë, plaku kërkonte bostan tjetër nga gruaja.

Në fund plaku e preu bostanin dhe i gostiti miqtë, dhe më vonë plaku i urtë tha: “A e kuptuat sekretin e rinisë sime?”

“Nga ta dimë kur nuk na ke thënë asgjë gjithë mbrëmjen?” – u përgjigjën ata.

“Zotërinj, – tha gjyshi i urtë, – shalqinjtë që i patë dhe që i sillte gruaja ime, në fakt ishte i njëjti shalqi. Në perimore nuk kishim më shumë se një shalqi, por gruaja për të mos më turpëruar para të ftuarve, shkonte çdo herë dhe ma sillte të njëjtin shalqi. E shihni, sekreti i rinisë sime qëndron në këtë. Ne nuk e vendosim njëri-tjetrin në pozitë të pakëndshme. Gjithçka që ndodh brenda familjes, mbetet aty, sekretet familjare nuk zbulohen jashtë shtëpisë. Ne gjithmonë e ndihmojmë dhe mbështesim njëri-tjetrin. Problemet e përbashkëta i zgjidhim së bashku dhe bëjmë kompromise, dhe e ndajmë çdo të mirë dhe çdo të keqe”.

Burimi: Akos.ba
Përktheu: Lutfi Muaremi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s