Kush nuk i respekton prindërit, nuk do të ketë fat dhe sukses në jetë!

Feja Islame rëndësi të madhe i kushton marrëdhënieve mes fëmijëve dhe prindërve, dhe i këshillon fëmijët që të kenë kujdes dhe t’i respektojnë prindërit e tyre.

Munir Gavrankapetanović respektin e prindërve e konsideronte themel të shoqërisë Islame. Pa respekt ndaj prindërve, nuk mund të shpresojmë në sukses, fat dhe përparim as si individ dhe as si shoqëri. Për fat të keq, sot jemi dëshmitarë që shumë fëmijë janë të padëgjueshëm ndaj prindërve, duke mos kuptuar se kështu po e rrënojnë veten me duart e tyre.

Në rast se dëshirojmë të ecim përpara, ndaj prindërve duhet treguar respektin që e meritojnë, meqë nëse nuk jemi falënderues ndaj tyre, si do të mund të jemi falënderues ndaj të tjerëve.

T’i dëgjojmë fjalët e Munirit rreth rëndësisë së respektit të prindërve.

“Ndër themelet e edukatës Islame është respekti i prindërve.

T’i respektosh ata, t’i dëgjosh prindërit, t’u japësh qetësi dhe kënaqësi, t’u flasësh me fjalë respekti, t’i ndihmosh ata – kjo është rruga islame.

Kjo është rruga që na e tregoi All-llahu, ky është urdhri i Tij!

All-llahu i Madhërishëm thotë: “Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe, që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as “uh!”, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti. Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël!” [El-Isra: 23-24]

Në respektin e prindërve qëndron themeli i shoqërisë Islame.

Pa respekt të prindërve nuk ka lumturi.

Në mos respekt ndaj prindërve të thërret shejtani i mallkuar.

Fëmijët që nuk i respektojnë prindërit e tyre, në zemër nuk e bartin Islamin e vërtetë.

Zemra e mëshirshme është stolia e besimtarëve. Mëshirë ndaj atyre që i kemi të afërt dhe të largët, ndaj të gjithë njerëzve. Muslimanët janë krenarë për këtë dhuratë të All-llahut.

Autor: Munir Gavrankapetanović
Përktheu: Lutfi Muaremi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s