Me paratë tuaja ‘blini’ lutjet e të varfërve dhe dashurinë e nevojtarëve

  • Filloni ditën me namazin e sabahut, dhikrin e mëngjesit dhe mbështetjen e fortë në All-llahun, në mënyrë që ta largoni ankthin dhe t’i kryeni obligimet tuaja me lehtësi dhe sukses.
  • Vazhdo të kërkosh falje, dhe gjatë ditës bëni istigfar, sepse istigfari i fshinë mëkatet dhe ju sjell rizk.
  • Assesi mos e lini pas dore duanë, sepse ai është “litari” i shpëtimit.
  • Mendoni mirë para se të thoni diçka, sepse fjala mund të jetë vdekjeprurëse dhe mos harro se fjalët tuaja i shkruajnë melekët fisnik.
  • Jini optimistë, madje edhe nëse gjendeni në vorbull të një stuhie, mbasi deri sa kalon nata kalon, shqetësimi humbet, ankthi zëvendësohet me rehati, dhe vështirësia me lehtësi.
  • Nëse shqetësimet të shumëfishohen, thoni: “La ilahe ilallah!”
  • Me paratë tuaja ‘blini’ lutjet e të varfërve dhe dashurinë e nevojtarëve.
  • Mos harro se sexhdeja me nënshtrim dhe përkushtim ndaj All-llahut, është më e mirë se gjithë thesari tokësor.
  • Kini kujdes nga lutjet e atyre që u është bërë padrejtësi dhe nga lotët e të varfërit.
  • Mos harro se rrobat tuaja të vjetra janë të reja për të varfërit.
  • Mos e mbyll derën e pranimit të duave me mëkatet e tua.
  • Humbës i vërtetë është ai i cili është i privuar nga përkushtimi dhe nënshtrimi në namaz dhe syri i lehtë në lot.
  • Mos i shqetësoni myslimanët të cilët i neglizhojnë parimet islame me veprimet e tyre, sepse kështu akoma më tepër mund t’i largoni nga Islami.
  • Falni besimtarin që ju shpif dhe përfol, sepse ai ua dhuroi veprat e tij të mira, ndaj ktheja atij.
  • Kush e kujton nxehtësinë e zjarrit të Xhehennemit, nuk e ka vështirë të përmbahet nga mëkatet.
  • Largohu nga “thashethemet”, sepse posedon bamirësi sa një mal, pra mos i shkatërro ato.
  • Kur’ani qoftë gjithmonë në afërsi të duarve tua, sepse një ajet i lexuar i Librit të All-llahut është më i mirë se e gjithë bota dhe gjithçka në të.
  • Jeta është e bukur, por është më e bukur me besimin tënd të sinqertë (imanin) dhe ahlakun tënd të bukur.

Përgatiti: Abdusamed N. Bušatlić
Përktheu: Lutfi Muaremi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s