Kudsi ynë i dashur, do të na rikthehesh, kur të jemi të denjë për ty!

Kuds i dashur, paqja qoftë mbi ty në ditën kur u ndërtove për të qenë mesxhidi i dytë në Tokë dhe kibla e parë e muslimanëve!

Autor: Ed’hem Sherkavi

Paqja qoftë mbi ty në ditën kur u mblodhën pejgamberët e All-llahut që në namaz t’i udhëheq më i miri dhe më i zgjedhuri në mesin e tyre, Muhammedi salallahu alejhi ue sel-lem!

Paqja qoftë mbi ty në ditën që ishe destinacioni i fundit natën e Israsë (rrugës së natës nga Meka në Kyds(, dhe destinacioni fillestar i Mi’raxhit të tij, ngritjes në qiell!

Paqja qoftë mbi ty në ditën kur të erdhi si çlirues halifi Omer Ibën Hattabi!

Paqja qoftë mbi ty kur para mureve tua erdhi Salahuddin Ejjubi si çlirues!

Paqja qoftë mbi ty për atë që ndodhi dhe do të ndodh!

Paqja qoftë mbi ty për ditën kur do të vjen Isau alejhis-selam,  i biri i Merjemes, i cili do të niset drejtë derës Ludd ta vret Dexhxhallin, ngatërrestarin!

Paqja qoftë mbi ty dhe rrethinën tënde të bekuar! Ty të është caktuar të jesh dëshmitarë i ndodhive më të mëdha para shkatërrimit të kësaj bote.

Paqja dhe mëshira qoftë mbi banorët tuaj muslimanë, qofshin burra, gra dhe fëmijë,  të cilët të ruajnë si bebëzën e syrit!

Paqja qoftë mbi ty për shkak të mediave tona që nuk guxojnë të të përmendin nga frika se do të akuzohen për terrorizëm!

Paqja qoftë mbi ty për shkak të intelektualëve tanë që të evitojnë dhe lënë mbas dore nga frika se do të akuzohen për antisemitizëm!

Paqja qoftë mbi ty për shkak të sundimtarëve tanë të cilët ndaj popullit të tyre (muslimanë) janë si luajë ndërsa ndaj sionistëve sikur noji!

Kudsi ynë i dashur, mos u trishto, sepse Allahu është me ty. Themi atë që e deklaroi Abdul-Mutalibi në periudhën para-islamike, ndërsa iu drejtua Ebrehasë kur ky deshi ta rrëzoi Qabenë: “Qabeja e ka Zotin e vet i cili do ta ruajë!”

Kuds i dashur! Sërish do të kthehesh në duar të muslimanëve atëherë kur do të të meritojmë.

Do të na rikthehesh kur linjat tona të mbrojtjes do të jenë më të gjata se gjuhët tona.

Do të na rikthehesh atëherë kur numri i fëmijëve tanë nëpër hallkat e Kur’anit do të jetë më i madhe se sa numri i fëmijëve që marrin pjesë në programet ybavitëse të fëmijëve, sikur ‘idhujt arabe’.

Do të na rikthehesh atëherë kur ndaj bashkëshorteve tona do të sillemi siç dëshirojmë të sillen dhëndrit ndaj bijave tona.

Do ta na rikthehesh kur ndaj prindërve të sillemi siç dëshirojmë që fëmijët tanë të sillen ndaj nesh.

Do të na rikthehesh kur xhamitë tona në namazin e sabahut do të jenë përplot sikur kafenetë pas namazit të jacisë.

Do të na rikthehesh kur shërbimet tona në vendin e punës do të bëhen emanet, dhe jo mjet për fitimin e bukës së thatë.

Do të na rikthehesh atëherë kur fqinjët tanë të jenë të sigurt nga ne në pikëpamje të jetëve, nderit dhe pasurisë.

Do të na rikthehesh atëherë kur nuk do të jemi arrogantë dhe të ngrihemi mbi pastruesin, dhe nuk do ta ulim kokën përtokë para ministrave dhe sundimtarëve.

Do të na rikthehesh atëherë kur namazi ynë do të na largojë nga haramet, kur agjërimi ynë të na bëjë më frikërespektues dhe kur haxhi do të jetë më shumë se sa vetëm titulli ‘haxhi!’.

Do të na rikthehesh atëherë kur shërbimet e përgjegjshme do t’u jepen njerëzve të aftë dhe jo atyre që janë të përshtatshëm dhe dëgjueshëm.

Do të na rikthehesh atëherë kur të drjtat tona do t’i marrim përmes ligjeve, dhe jo përmes rrugëve të reputacionit dhe miqve.

Do të na rikthehesh atëherë kur i dobëti nuk do të frikësohet nga i forti për të drejtat e tij, dhe kur i forti të mos ndjejë sigurim gjatë shtypjes së të dobëtit.

Kudsi ynë i dashur, do të na rikthehesh vetëm atëherë kur të jemi të denjë për ty, ndërsa gjendja e Ummetit islam është e tillë që nuk të meritojmë!

Përktheu: Lutfi Muaremi
Foto: Muhammed Ebu Rabah

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s