Kurthet e pesimizmit

Shkencërisht është vërtetuar se këndvështrimi pesimist ndaj botës e bën tokën pjellore për shfaqjen e depresionit. Mënyra e të menduarit që është i favorshëm për depresionin quhet ” Pamundësia e mësuar” dhe është tipike për pesimistët ekstrem.

Ata, dështimin ia atribuojnë vetvetes, mendojnë se ata janë fajtorë për të gjitha gjërat e këqija që u ndodhin për shkak të cilësive të tyre të këqija (p.sh. unë jam budalla, i paaftë) dhe ata janë të prirur ta fajësojnë vetveten.

Përndryshe, ata suksesin ia atribuojnë ndikimeve të jashtme, të tilla si fati, shansi, disponimi i mirë i shefit ose profesorit… Ndjenja e tyre bazë është mungesa e kontrollit në jetë. “Pamundësia e mësuar” zhvillohet më shpesh përmes edukimit, dhe më rrallë për shkak të një sërë fatkeqësishë që na ndodhin përtej kontrollit tonë. Prindërit e zhvillojnë ‘Pamundësinë e mësuar’ duke iu drejtuar dhe duke ia përsëritur se ata thjesht nuk mund/nuk dinë, apo duke ia komentuar gabimet dhe lëshimet si: “është faji juaj sepse je i marrë, i ngathët, etj.”

Optimizmi mund të mësohet!

Megjithëse përfaqëson qëndrimin themelor ndaj jetës, optimizmi nuk është i lindur, por mund të mësohet më vonë, madje edhe në moshë të shtyrë. Të anketuarit që e mësuan të menduarit optimist me qëllim të studimit ishin me shëndet më të mirë gjatë 18 muajve vijues dhe kishin më pak të ngjarë të vuanin nga depresioni dhe ankthi sesa të anketuarit që nuk ushtrojnë optimizëm.

Pra, edhe një mësim i shkurtër për qëllime kërkimore jep rezultate. Çdo problem ka një zgjidhje dhe nëse kërkohet, është e mundur ta gjesh atë. Prandaj fillo të kërkosh! Mos supozoni probleme atje ku nuk ka, sepse mund të lindin.

KUR TË NDODH DIÇKA E KEQE:

  • Thuaji vetes që nuk do të zgjasë shumë.
  • Gjeni diçka që ngjarja nuk do të ndikohet, diçka që është akoma e mirë.
  • Mos e fajësoni veten.
  • Konsideroni atë ngjarje si një sfidë dhe mundësi për të mësuar diçka të re.

KUR TË NDODH DIÇKA E MIRË:

  • Konsidero që efektet do të zgjasin.
  • Shikoji gjërat në të cilat ajo ngjarje ndikoi pozitivisht.
  • Shiko sa shumë merita mund t’ia përshkruash vetes për atë ngjarje.
  • Gëzoni pasojat.

Tanja Dejanović Šagadin,
Psikologe dhe psikoterapeute në Qendrën psikologjike TESA

Përktheu: Lutfi Muaremi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s