Aja Sofia (Kebir XHAMIA)

Ajasofja (Hagía Sophía) fjalëpërfjalë domethënë Urtësia e Shenjtë, zyrtarisht quhet Xhamia e Madhe e Shenjtë e Ajasofisë (Ayasofya-i Kebir Cami-i Şerifi).

Aja Sofia është një prej shembujve të mëdha të arkitekturës Bizantine. Sipërfaqet e brendshme janë të mbështjella me mermere të gjelbër dhe të bardhë me porfir purpurt dhe mozaikë ari.

Sulltani Mehmet Fatih, i cili hyri në Stamboll në 29 maj 1453, fillimisht së bashku me shoqëruesit e tij, u drejtua drejt Ajasofjes. Madhështia e faltores së drunjtë e kishte mrekulluar sulltanin e ri, i cili dha urdhër që të kthehet në xhami dhe namazi i parë i xhumasë të mbahet aty.

Aja Sofia u shndërrua dhe funksionoi si xhami prej vitit 1453, deri në vitin 1934, kur statusi i saj u ndryshua në një muze përmes një dekreti të nënshkruar nga themeluesi i republikës moderne turke.

Para disa muajëve, objekti kthehet sërish në xhami, por është e karakterit të hapur, turistët kanë mundësi pa pagesë ta vizitojnë dhe t’i shijojnë bukuritë e arkitekturës së vjetër.

Përgatiti dhe fotografoi: Lutfi Muaremi