Nëna ime më gënjente, bashkëshortja e dytë e babait, nuk më gënjen kurrë!

Nëna e djaloshit gjashtë vjeçar kishte ndërruar jetë, ndërsa babai i tij pasi kaloi pak kohë u martua me një grua tjetër, që u bë njerka e tij.
Babai, një ditë, pasi e sheh të mërzitur djalin e tij, e pyeti: Ore bir, a ka ndonjë ndryshim me nënës së vjetër dhe asaj të resë, duke nënkuptuar njerkën?! Djali gjithë naivitet i përgjigjet: Nëna ime e vjetër më gënjente gjithmonë, kurse kjo e reja, jo. Babai në habi e sipër, e pyeti: Si qenka kjo punë, more djalë?! Djali i përgjigjet babait të tij, po. Nëna ime e parë, kur luaja deri vonë, inatosej dhe më thoshte se nuk do të më jepte për të ngrënë nëse nuk shkoja shpejt në shtëpi. Por, unë as që e vrisja mendjen, sepse e dija që ajo do të dilte për të më kërkuar me panik nëpër rrugicat e lagjes, derisa të më gjente, të më çonte në shtëpi dhe të më jepte darkë, qoftë edhe me zor. Kurse tani me nënën e re është ndryshe. Kur më thotë, po nuk erdhe me vrap në shtëpi do të mbetesh pa ushqim, ajo e mban fjalën, që mbrëmë jam pa vënë gjë në gojë.
Pas kësaj që dëgjoi, çfarë mund të bënte babai i shkretë, veç ta përqafoi djalin e tij dhe me lot në sy, njëri kujtonte nënën, tjetri bashkëshorten e vërtetë!

Përshtati: Lutfi Muaremi