Punëtori i fabrikës së çimentos shkoi në barnatore dhe e pyeti farmacistin: “Mos ndoshta keni ndonjë kremë për duar si kurim të plagëve të shkaktuara nga çimentoja?” Farmacisti buzëqeshi me sarkazëm dhe tha: “Po, sigurisht që kemi! Kemi kremë edhe për dru dhe metal. Dëshironi kremë cilësore të importuar nga jashtë apo prodhim të vendit?”
Punëtori iu përgjigj: “E dua atë me cilësi të mirë, domethënë të importuarën.” Farmacisti me sarkazëm i tha: “Të paralajmërojë që krema është shumë e shtrenjtë “, dhe ia filloi të qesh me zë.
Atëherë punëtori çoi duart lartë në drejtim të farmacistit, dhe tha: “Unë punoj në fabrikën e çimentos dhe ajo ka depërtuar thellë në lëkurë, ndaj nuk mund ta ledhatoj fyryrën e vajzës sime. Nëse ajo kremë cilësore do ta pastrojë çimenton nga duart e mia dhe t’i bëjë më të buta për ledhatim, me kënaqësi do ta blejë pa marrë parasysh çmimin.”
Qeshja sarkastike në fytyrën e farmacistit në çast u ngri dhe e pa veten të vogël dhe të përbuzur, sepse nuk i kujtohej kur i ka ledhatuar fëmijët e vet apo kur është treguar i këndshëm ndaj tyre.
Varfëria e vërtetë është varfëria e zemrës, dhe jo e xhepit.
Përshtati: Lutfi Muaremi