Nga Aliu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmetohet se Pejgamberi salAllahu alejhi ue sel-lem, e lexonte lutjen: “Më udhëzo në sjellje të mirë. Në të vërtetë, askush përveç Teje nuk mund të udhëzojë në mirësjellje. Më ruaj nga sjellja e keqe, sepse, me të vërtetë, askush përveç Teje nuk mund të më shpëtojë nga sjellja e keqe.” (transmeton Muslimi)
Gjatë një rasti, një nga ndjekësit e Librave e ofendoi Pejgamberin salAllahu alejhi ue sel-lem, për çka Aishja e qortoi dhe e luti Allahun për mallkim mbi të. Pejgamberi, paqja qoftë mbi të, i tha asaj: “Butësia nuk prek ndonjë gjë pa e zbukuruar atë, dhe vrazhdësia nuk prek asgjë pa e prishur atë”.
Në rast se Pejgamberi ynë i fisnik, rregullisht e luste Allahun që t’ia përsos sjelljen e tij – ndërsa ishte njeriu më i përkryer, sa kemi nevojë ne ta lusim Allahun për sjellje të bukur?!
Autor: Yasir Qadhi
Përktheu: Lutfi Muaremi