Fshati Jançe, maqedonia e veriut

Në afërsi të kanionit dhe një prej lumenjve më të bukur në Maqedoninë e Veriut, Radika, ndodhet fshati mahnitës dhe piktoresk Jançe. Sipërfaqja e fshatit është vetëm 4.8 km2, dhe ajo gjendet në një lartësi mbidetare prej 760 metrash.

Jançe është nga vendbanimet më të vjetra të rajonit Mijak, përmendet në dokumentacionet e arkivit në Stamboll.

Rajoni ofron disa atraksione autentike turistike. Pranë fshatit Jançe ndodhet gjithashtu ujëvara e Dufit, manastiri ‘Shën Jovan Bigorski’, ura e ‘kërcimit të Drerit’ etj.. Çdo vit në fshat mbahet një festivali i byrekut, ku kuzhinierët e aftë mblidhen nga të gjitha fshatrat përreth në rajonin e Rekës dhe garojnë se kush do të përgatisë byrekun më të shijshëm.

Përpos të qenit i mbushur me bukurinë e një natyre të jashtëzakonshme dhe pamjes së lumit të pastër dhe të shpejtë, Radika, mund të shijohet çaji nga bimët malore, si dhe djathi nga qumështi i papasterizuar, dhe natyrisht, të relaksoheni nën qiellin e mrekullueshëm me yje.

Shtëpitë janë radhitura në rresht dhe përbëjnë një unitet kompleks me peisazhin e bukur natyror. Pamja e tyre autentike është për shkak të traditës tradicionale të ndërtimit të ushqyer për qindra vjet. Shtëpitë prej guri janë magjepsës të arkitekturës rurale. Merita të posaçme për restaurimin e shtëpive të vejtra në këtë fshat ka mjeshtri i aftë dhe me përvojë Tefik Tefikoski. Tefiku, përveç që ruan pamjen autentike të objekteve, përdor vetëm materiale natyrore në procesin e restaurimit; domethënë tokë, gur dhe dru, siç ishin ndërtuar dikur shtëpitë.

Në fotografi mund të shihet xhamia e vjetër e fshatit, në ndërkohë ndërtohet xhamia e re.

Në rëzë të fshatit gjendet edhe hoteli me restorant ‘Tuto’, ku gatuhen ushqime tradicionale.

Sipas regjistrimit të vitit 2002, fshati kishte gjithsej 146 banorë, nga grupe të ndryshme etnike, torbesh, maqedon, turq, shqiptarë.

Përgatiti dhe fotografoi: Lutfi Muaremi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s