Serum i zemrës – ëmbëlsia e duasë

Në familjen time ekzistojnë familjarë të cilët i admiroj dhe përpiqem të bëhem si ata. Nuk bëhet fjalë për leximin e Kur’anit apo zgjimin e tyre që të falin namaz nate. Shkaku i admirimit është lidhja e tyre me duanë. Koha e kaluar në sexhde zgjatë sa edhe koha e leximit të Kur’anit, mu ashtu siç e ka përshkruar i Dërguari i Allahut sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem.

Gëzimin që e ndiejnë në sexhde shpenzohet në shijimin e ëmbëlsisë së duasë…

Një herë në telefon më mori një miku im nga një qytet tjetër që dëshiron të më vizitojë. Atëkohë ishte në krizë, urrente mëkatet që kishte bërë dhe kishte nevojë për ndihmë.

Isha i sinqertë me te dhe i thashë: “Nuk kam mundësi të të ndihmojë, por ekziston dikush të cilin ta rekomandoj t’i drejtohesh”.

Plot shpresë, më pyeti për kë bëhet fjalë? Unë thjesht u përgjigja: “Allahu!”.

Dikush mund të mendoj se përgjigjja nuk është e kënaqshme. Por në të vërtetë, kjo është këshilla më e mirë që mund ta merrni nga dikush.

Bëni dua në gjuhën amtare, me fjalët tua dhe drejtohuni Atij çfarë dëshironi dhe çfarë ju mundon. Vetëm Ai, subhanehu ue te’ala mund ta ndryshojë zemrën tuaj.

Duaja është mënyra e vetme që t’i afroheni Allahut, ndërsa Ai nuk ka asgjë më të dashur se kur i drejtohen krijesat e Tij me dua.

Kjo është esenca, kurora, mishërimi i ibadetit. Sepse kur ngrini duart për dua, ju e pranoni se keni nevojë vetëm për Të. Kjo ndodh kur e kuptoni natyrën tuaj, natyrën e marrëdhënies suaj me Allahun, dhe kjo është kur Allahu ju jep bekime.

Asnjëherë mos mendoni se gjatë jetës mund t’ia kaloni vetëm. Fakti që keni pasuri të vendosni ushqim në sofrën tuaj dhe të vesh mbatheni, nuk nënkupton se është e mjaftueshme.

Furnizimi (risku) nuk është vetëm ushqimi dhe pasuria; ajo vjen në formën e ahlakut, lumturisë, udhëzimit dhe ibadetit. Gjithçka paraqet risk.

Sa më shumë ta njihni Allahun, aq më e mirë do të jetë duaja e juaj. Ai është që ju përgjigjet, ju do, ju shikon, ju dëgjon dhe e keni më të afërt.

Në qoftë se duaja nuk plotësohet menjëherë, kjo nuk ndodh nga shkaku se Ai është koprrac, apo të mendoni së dëshiron që ju të vuani (Allahu na ruajt nga kësi mendime). Por, plotësimi i duasë ndodh në çastin dhe në mënyrën e duhur, sepse Ai më së miri e di gjendjen tonë.

Kur Junusi u gjend në vështirësi në stomakun e balenës, melekët thanë , ‘e njohim zërin, por nuk e dimë nga vjen’.

Dijeni që Allahu dëshiron ta dëgjojë zërin tuaj, ndaj shtoni duatë. Jini me këmbë përtokë, ndërsa zemra juaj le të jetë në qiell.

Burimi: islambosna.ba
Përktheu: Lutfi Muaremi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s