Shumë prindër dhe mësues bëjnë krahasimin e fëmijëve dhe theksojnë se kush është më i miri në diçka. Edhe pse këtë e bëjnë me qëllime të mira dhe me dëshirë që suksesi i një nxënësi t’i nxisë të tjerët të punojnë më shumë, shpesh herë kjo nuk ndodh.
Në krye ka vend vetëm një ose disa fëmijë. Vendin e parë në garë e merr fituesi, dy përcjellësit konsiderohen të suksesshëm – ndërsa të tjerët janë humbës. Nëse fëmija vazhdimisht me më të mirin, mund të ndodh që ata të fillojnë të ndihen të paaftë, të marrë dhe të pasuksesshëm, dhe natyrisht e humbin vetëbesimin.
Për këtë arsye, mësojeni fëmijën tuaj txë krahasohet vetëm me veten e tij për t’i evituar pasojat negative. Pra, nëse marrim shembull një garë, fëmija që mbërrinë i fundit e ka arritur rezultatin e tij më të mirë, sepse ai ishte më i suksesshëm se kurrë më parë.
Shumica do të pyesin, “Cili është ndryshimi? Në të dyja rastet, fëmija mbërriti i fundit në vijën përfundimtare”. Dallimi është në ndjenjat. Në rastin e parë, ai ndihet keq, i pasuksesshëm dhe kjo mund të shkaktojë të heqë dorë ose të mos përpiqet më tepër, ndërsa në rastin e dytë, fëmija ende ndihet i suksesshëm dhe kjo mund ta inkurajojë të vazhdojë të përpiqet (“Nëse kam përparuar deri më tani, mund të vazhdoj të përparoj akoma më tepër dhe një ditë do ta fitoj vendin e parë”).
Natyrisht, është e vështirë për fëmijët të mos e krahasojnë veten me të tjerët, ndërsa në këtë proces edhe prindërit përfshihen. Por krahasimi dhe konkurrenca e vazhdueshme shkaktojnë më tepër dëm sesa përfitim në planin afatgjatë.
Nëse për shembull ai merr një pesshe në matematikë, me siguri ka ekziston edhe dikush tjetër që ka marrë pesshe dhe në të njëjtën kohë ai shkon në gara dhe fiton çmime. Gjithashtu, nëse e mësojmë fëmijën të krahasohet me kriteret e dikujt tjetër, ai kurrë nuk do t’i ketë kriteret e tij dhe gjithmonë do të ketë nevojë që dikush tjetër t’i tregojë nëse ka bërë diçka të mirë apo jo.
Për shkak të një gabimi, mund të ndodhë që disa muaj angazhim të bien në ujë dhe fëmija të përfundojë se nuk ia vlen aspak. Dhe me siguri kjo nuk është ajo që dëshirojmë të arrijë në jetë.
Burimi: cuvarkuca.hr
Përktheu: Lutfi Muaremi