Autore: Remzija Begić
Për fat të keq, edhe sot në shekullin 21, ndodhin situata diskriminuese dhe fjalë nënçmuese kur bëhet fjalë për femrat të cilat kanë veshur hixhabin.
Nuk do të flas për njerëzit injorantë dhe joetikë, por do të them diçka rreth asaj çfarë në të vërtetë është hixhabi, pse është i rëndësishëm, çfarë paraqet ai në botën e sotme dhe cili është qëllimi i tij?
Para së gjithash, hixhabi është farz, detyrim për çdo femër muslimane dhe assesi nuk paraqet ndonjë traditë apo të kendojmë se kemi të drejtë të vendosim të veshim hixhab pasi që të plakemi dhe ta ndiejmë se na afrohet vdekja.
Allah i Madhëruar thotë:
“O Profet, thuaju grave dhe vajzave të tua, si dhe grave të besimtarëve, që të lëshojnë mbulesën e tyre përreth trupit. Kjo është mënyra më e përshtatshme që ato të njihen e të mos ngacmohen nga të tjerët. Me të vërtetë, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.” [EL-AHZÂB, 59]
Në mënyrë që t’i afrohem një pjese të rëndësisë dhe qëllimit të hixhabit në jetë, unë do ta krahasoj atë me një shembull nga jeta e përditshme, dhe këto janë syzat.
Tashmë ndoshta mendoni se çfarë lidhje kanë me të. Në vijim gjendet shpjegimi.
Gjegjësisht, në mënyrë që njerëzit që kanë probleme me shikimin, të kenë mundësi të shohin më mirë, të komunikojnë me njerëz të tjerë dhe të kryejnë veprime të ndryshme, ata kanë nevojë për të njëjtat syze për t’ua lehtësuar dhe ndihmuar.
Pra, roli që syzet kanë për të pamurit, hixhabi ka rëndësi për jetën.
Në mënyrë që muslimanet të jetojmë dhe të ecin në këtë botë si duhet dhe me krenari, aty është kurora jonë për ta ndriçuar dhe për të na drejtuar në rrugën e duhur, për të parë se çfarë është e keqe pranë nesh dhe të mos na lejojë të ngecim. Hixhabi na mbron nga ligësitë dhe e pamoralshmja, nga shikimet e liga dhe të folurit e shëmtuar.
Unë të gjitha pyetjeve që njerëzit u bëjnë sot grave me hixhab do t’u përgjigjem me pyetjet nga shembulli i mëposhtëm:
A flenë njerëzit me syze?
A lahen me syze?
Ai që dëshiron, do të mendojë, respektojë dhe nderojë të drejtën e të tjerëve pa parashtruar pyetje të panevojshme dhe pa fyerje.
Të gjitha gratë dhe vajzat e mbuluara, me lejen e Allahut, le të jenë krenare dhe le të jenë dritë në këtë dhe në botën e ardhshme.
Jini gra të suksesshme dhe aktive, që kontribuojnë për familjen dhe shoqërinë e tyre sa më shumë që të mundemi, sepse me të vërtetë hixhabi nuk paraqet pengesë për sukses.
E lus Allahun që t’i udhëzojë ata që kanë nevojë për udhëzim dhe t’i përforcojë ata që janë në rrugën e duhur.
Mos harroni!
Hixhabi nuk është një copë pëlhure!
Hixhabi është forca dhe dashuria jonë!
Hixhabi është kurora jonë!
Përktheu: Lutfi Muaremi