Dhikri që çon në Xhenet

Imam Ahmedi përmes zinxhirit të mirë të transmetuesve në Musnedin e tij shënon se, një shërbetor i të Dërguarit të Allahut, salAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut salAllahu ‘alejhi ue sel-lem, se ka thënë:

“Kush për çdo mëngjes tre herë thotë: ‘Raditu billahi Rabben, ve bil-islami dinen, ve bi Muhammedin resulen’, detyrë e Allahut është që atë njeri ta shpie në Xhennet.”

Imam Muslimi shënon në Sahihun e tij se i Dërguari i Allahut salAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Kush pas ezanit lexon: ‘Eshhedu en la ilahe illallah, vahdehu, la sherike lehu, ve eshhedu enne Muhammeden resulullah, raditu billahi rabben, ve bil-islami dinen, ve bi Muhammedin resulen!’ – do t’i falen mëkatet.”

Duaja që të shpie në Xhennet

I Dërguari i Allahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, tha: “Kush çohet në mëngjes dhe shqipton këto fjalë, unë jam garantuesi i tij, domethënë do ta marr për dore dhe do ta shpie në Xhenet. Kush zgjohet dhe i thotë këto fjalë:

“Raditu billahi Rabben ve bil-islami dinen ve bi Muhammedin, sallallahu alejhi ve sellem, nebijjen

(Unë jam i kënaqur që Allahu është Zoti im, Islami është feja ime dhe Muhammedi, salAllahu alejhi ue selem, është i Dërguar).” (Hadithin e shënon Tirmidhiu, hadithi është sahih)

Burimi: akos.ba
Përktheu: Lutfi Muaremi