Në ecje ekzistojnë rregulla të caktuara të cilat po qe se i ndiqni, do të japin rezultate të dukshme.
Këto janë pesë arsyet përse duhet të ushtroni, ndërsa nuk kanë lidhje me humbjen e peshës.
Gjëja kryesore është të bëhet hapi i duhur, me plotë kuptimin e fjalës. Ecja i shkrinë kilogramët. Ndoshta do të befasoheni, por ndikon madje më tepër edhe se vrapi. Nëse doni të humbni peshë duke ecur dhe ta shkrini dhjamin rreth barkut, duhet të miratohen disa ligje.
Mbathjet dhe veshjet e duhura për ecjen janë atlete dhe rroba të rehatshme.
Ritmi është i rëndësishëm
Ecja me ritëm të moderuar shkrinë më shumë kalori, veçanërisht yndyrat, gjë që është shumë e rëndësishme. Ritëm i moderuar në ecje është ai kur ende mund të flasësh, por mbetesh pak pa frymë.
Të paktën 20 minuta në ditë
Ecni të paktën 20 minuta në ditë ose tri herë nga gjysmë ore në javë. Mundohuni të ecni në terrene të sheshta dhe të përpjeta për t’i aktivizuar të gjithë muskujt e trupit. Ecja e rregullt e forcon zemrën dhe kockat tuaja, e ul tensionin e gjakut dhe e rregullon nivelin e sheqerit në gjak, e përshpejton metabolizmin i cili kontribuon në humbjen e peshës.
Përfshini edhe duart
Edhe pse duart tuaja pothuajse në qetësi gjatë ecjes normale, aktivizoni ato kur ecni me një ritëm mesatar të shpejtë, pasi kjo do ta rrisë konsumin e kalorive dhe do ta bëjë trajnimin tuaj më efektiv.
Burim: Akos
Përktheu: Lutfi Muaremi