Kamomili (Matricaria chamomilla) është një barishte e vjetër medicinale shumë e përhapur që nuk duhet të mungojë në asnjë kuti të ilaçeve. Efekti i tij është anti-inflamator dhe antispasmodik. Kamomili është një ilaç i provuar shtëpiak, veçanërisht për dhimbjet e stomakut.
Kamomili emrin e mori nga greqishtja: khamailmelon – “patate”, sipas erës së saj, dhe u ngjanë mollëve të sapo rënë nga pema. Sot në mjekësi përdoren dy lloje kamomili, i ashtuquajturi kamomil i vërtetë (Matricaria chamomilla) dhe kamomili romak (Anthemis nobilis). Për sa i përket efektit, të dy llojet janë pothuajse identike. Kamomili i vërtetë ka një shije më të mirë, prandaj përdoret më shpesh, ndërsa kamomili romak ka erë më të këndshme, prandaj shpesh e gjejmë nëpër kopshte.
Përbërësi kryesor aktiv i kamomilit është vaji esencial me ‘azulen’, i cili gjithashtu e formon erën karakteristike. ‘Azuleni’ është anti-inflamator, për shembull mund të përdoret për infeksionet e zorrëve, fshikëzës ose mishit të dhëmbëve. Vaji esencial paraqet antiseptik të fuqishëm që vepron kundër infeksione mykotike në zonën gjenitale. Kamomili ka efekt qetësues edhe në sistemin nervor, ngërçet dhe tensionin. Këto efekte janë provuar dhe janë shkencërisht të njohur.
Si çaj, kamomili paraqet ndihmesë të besueshme për problemet e stomakut. Nëse e përdorni rrallë kamomilin, ju rekomandojmë çajin e paketuar me qese sepse e ruajnë aromën dhe lagështinë. Në rast se keni probleme akute në stomak, pini nga dy-tre filxhanë çaj kamomili në ditë.
Burimi: experto.de
Përktheu: Lutfi Muaremi