Burra, ndihmoni gratë gjatë përgatitjes së iftarit!

Shumë gra kalojnë për çdo ditë kalojnë orë të tëra duke e përgatitur iftarin. Fatkeqësisht, gjatë ditës ato duhet t’i bëjnë pjesën më të madhe të punëve shtëpiake, pa ndihmën e askujt.

Burrat duhet ta kuptojnë rëndësinë e obligimeve të bashkëshorteve të tyre, dhe të mundohen të ndihmojnë në saje të mundësive të tyre rreth përgatitjes së tavolinës dhe shërbimin e miqve.

Gratë ka nevojë që në mënyrë të butë t’i përkujtojnë bashkëshortët që është sunnet të ndihmohet rreth obligimeve shtëpiake, dhe se shpërblimi për ato mirësi do t’u shumëfishohet për 70 herë gjatë muajit të Ramazanit!

Si një përgatitje, bashkëshortët mund ta bëjnë orarin e detyrimeve të ndërsjella, ashtu që të zhvillohet ndjenja e mbështetjes dhe sigurisë së ndërsjellë.

Për shembull, mund së bashku të mendoheni rreth menysë së iftarit dhe kush çfarë detyrime do të kryejë.

Gratë gjatë Ramazanit duhet të tregohen falënderuese për ndihmën e marrë, sado qoftë e vogël, e kështu ndoshta ai nxisin që në të ardhmen të mbështeten më shumë!

Gratë nganjëherë dinë të jenë kritikuese ndaj anëtarëve të familjes për shkak të mos mbështetjes në detyrimet e kuzhinës, ndërsa më mirë do të ishte ta respektojnë dëshirën e tyre për të ndihmuar.

Mbani mend që koha e përgatitjes së iftarit mund të shfrytëzojë për përforcimin e lidhjeve familjare, biseda me bashkëshortin si dhe kujtimet e çasteve të lumtura nga e kaluara. Koha e kaluar së bashku mund të shijon më tepër se sa ushqimi që e keni përgatitur.

Burimi: productivemuslim
Përkthımı dhe fotografıa: Lutfi Muaremi