Bëni një dezinfektues që i shkatërron bakteret dhe viruset

Celulari është një nga pajisjet më të ndyra që e prekim për çdo ditë. Atë e mbështesim për fytyre dhe shpesh e prekim me duar të ndyra, prandaj kjo është arsyeja pse celulari paraqet një sipërfaqe ku grumbullohen baktere dhe viruse të ndryshme.

Dezinfektuesin e celularit tuaj mund ta bëni vetë. Në vijim do të shikoni se si.

Përbërësit:

  • Ujë i distiluar
  • Alkool izopropil (70%)
  • – një shishe të vogël me spërkatës.

Procedura:

  • Mbushe shishen gjysmë me ujë dhe mandej shtoni alkool në përmasë të njëjtë.
  • Mbylleni kapakun, tundeni mirë dhe kështu dezinfektuesi është gati për përdorim.
  • Spërkatni leckën me pak dezinfektues, por nga një distancë në mënyrë që leckë të mos laget shumë, por vetëm të njomet.
  • Fshijeni pjesën e pasme të celularit me leckë.
  • Mandej spërkatni përsëri pak dezinfektues në leckë dhe përsërisni procesin në pjesën e përparme të celularit.

Këshilla të rëndësishme:

  • Alkool izopropil Mund të blini në barnatore,
  • Mos e përdorni alkoolin e pastër për pastrim të celularit, pasi është shumë agresiv dhe mund ta dëmtojë ekranin dhe kutinë plastike të celularit.
  • Mos e spërkatni lëngun drejtpërdrejt në celularin tuaj pasi që edhe sasia më e vogël e lagështirës mund të dëmtojë mikrofonin, altoparlantin dhe baterinë.
  • Shishen dhe leckën mund t’i ruani në çantën tuaj dhe ta përdorni sa herë që dëshironi, dhe sigurohuni që do ta dezinfektoni telefonin tuaj celular sa herë që dilni jashtë.

Përgatiti: Lutfi Muaremi