Urtësia e mospranimit të duasë: Tre arsye përse nuk pranohen lutjet tona?

I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem na mësoi që duaja është ibadet. Atëherë kur kur valët e jetës të na mposhtin dhe na duket se nuk ka rrugëdalje, vetë shpirti fillon ta thërret Zotin e vet.

Duaja është simbol i imanit, shpresës dhe optimizmit, ajo është lidhja mes robit dhe Krijuesit, mundësi për zgjidhjen e problemit, arritjen e lehtësimit…

Megjithatë ne jemi njerëz, qenie të ngutshme, të cilat shpesh herë heqin dorë kur nuk ka ‘përmbushje të shpejtë’ të lutjes, ose kur na duket se nuk do të jetë ‘kabul’ (e pranuar), apo na mashtron shejtani me mendimin: ‘Kush jeni ju tek Allahu që të të jep diçka? Nuk ka shpëtim për ti…”.

Në këtë situatë, personi i cili heq dorë nga duaja është humbës i sigurt, ndërsa shejtani del ngadhënjyes. Shejtani nuk ka asgjë më të preferuar se futjen e dëshpërimit dhe shqetësimit në shpirtin e njeriut, dhe kështu ai fillon ta humbasë shpresën në mëshirën e Allahut.

Sidoqoftë, mungesa e përgjigjes së lutjes nuk është gjithmonë shenjë që Allahu nuk na do ose që problemet tona nuk kanë fund. Përkundrazi.

Shpesh ndodh që vonimi është përmbushje e një duaje si shenjë e brengës së Allahut për ne. Le të pyetemi, ku do të ishim sot nëse Allahu do t’i kishte dëgjuar kërkesat tona? Ku do të ishim sikur t’i realizonte lutjet tona ndërsa jemi të zemëruar, me ndjenja të lënduara apo në disponim negativ?!

Gjithashtu, Kur’ani na mëson se shumë herë ne mendojmë që diçka është e mirë për ne, ndërsa ajo është shumë e keqe, kjo ndodh sepse ne i shikojmë vetëm pasojat momentale, nuk mendojmë dhe nuk mund ta dimë se çfarë mund të ndodhë më vonë, apo në të ardhmen.

Sa herë na ka ndodhur që Allahu i Madhëruar të na jep atë që e kemi kërkuar, e që më vonë të jemi penduar dhe mërzitur veten se kemi vepruar ashtu, ku të ishte fati të mos e kërkonim.

Në anën tjetër, sa herë që gjendemi në ndonjë situatë e cila na duket e vështirë, e përmes së cilës aq shumë forcohemi, i kthehemi Allahut, apo përfitojmë në ndonjë mënyrë? Ajo dhembje e kalueshme ka qenë shkas i ndonjë mirësie shumë më të madhe.

E kujtoj vetëm time ndërsa kalova një periudhë me sëmundje të rëndë. Sëmundja në një anë ta merr një pjesë të dynjallëkut, por falë saj i kthehemi Allahut, i drejtohemi me sinqeritet dhe e vërejmë që nuk jemi vetëm. Ashtu dhembja jote u bë suksesi yt, dhe ti nga humbësi në sytë e njerëzve u bëre dikush që ka vlerë më të madhe se prangat e kësaj bote.

Akoma e pyes veten, ku do të isha të mos ishte sëmundja?

A do t’i rikthehesha ndonjëherë Allahut?

A do ta falja namazin, agjëroja Ramazanin, lexoja Kur’anin?!

A do të isha sot ky njeri po të mos ishin sprovat për të cilat mendoja se janë të këqija, e në realitet ishin një mirësi e madhe për mua?

Prandaj, lexues të nderuar, mos e humbni shpresën nëse nuk e merrni  menjëherë përgjigjen e lutjes suaj dhe dijeni se Allahu i Madhëruar nuk ju ka harruar dhe nuk ju urren.

Në vijim do të kujtojmë tre mundësi për shkak të cilave nuk kemi përgjigje për lutjet tona:

Allahu i Madhëruar, është Sunduesi: vendimi i takon vetëm Atij nëse do të na japë diçka apo jo, që është e drejtë e Tij si Krijues dhe Sundimtar absolut. Refuzimi i duasë duhet na mëson përulësinë dhe se jo domosdoshmërish gjithçka në jetën tonë duhet të jetë sipas ‘qejfit tonë’. Ne nuk kemi kontroll mbi gjërat thelbësore, kështu që duhet të mësojmë t’i mbështetemi kujdesit të Allahut të Madhëruar. Mos pranimi i lutjes na mëson neve se Allahu xh.sh., është miku jonë më i madh sesa ne për vetveten. Ai me siguri nuk do të na bëjë keq, por ne i keq bëjmë vetes, duke mëkatuar, duke i shkelur të drejtat e krijesave të tjera dhe duke mos i kryer detyrimet.

Urtësia e Allahut: Shpirti juaj mund të dëshirojë diçka, dhe ju duket se është mirë për ju. Por, Allahu, xh.sh. i di pasojat që mund të vijnë nëse ju realizohet ajo që dëshironi dhe që ajo që ju e dëshironi do të shndërrohet në një të keqe të madhe për ju. Shembull i kësaj janë dëshirat e djemve apo vajzave të reja, të cilët dëshirojnë Allahu t’u mundësojë atyre për t’u martuar me një person të caktuar, për të cilin kanë qenë të bindur se e duan shumë dhe që me ata do të mund të jenë të lumtur. Por Allahu e di, dhe ne nuk e dimë nëse është mirë të jemi me dikë, çfarë mund të ndodhë me çështjet e besimit, të ardhmen apo lumturinë tonë!

Prandaj, duaja juaj nuk realizohet për të mirën tuaj. Në vend të saj, Allahu ju dhuron diçka që është shumë më e mirë, ua zëvendëson atë me diçka tjetër nga ajo që keni kërkuar.

Ju duhet ta pritni përgjigjen e duasë. Imagjinoni sikur të gjitha dhuratat t’i pranoni menjëherë, asnjëherë nuk do të mësonit të vlerësoni. Gjithashtu Allahu xh.sh., e shtynë  pranimin e dëshirave tuaja me qëllim që ju ta lutni, të bëni më tepër ibadet dhe të bëheni njerëz dhe besimtarë më të mirë. Në këtë mënyrë, jo vetëm që do ta përfitoni atë që dëshironi, por do ta arrini afërsinë e Allahut, sevapet dhe lumturinë. A thua kjo nuk është më mirë se ajo që e kërkonit?!

Autor:Nedim Botić
Përktheu: Lutfi Muaremi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s