Thënie të zgjedhura të mendimtarit dhe letrarit të njohur turk, Nexhib Fazëll Kësakyrek (Necip Fazıl Kısakürek).
- Miku im, mos u bëj si ndriçimi rrugor! Le të dihet për kënd shkëlqen?!
- Ata që thonë se ‘zamani’ (koha) shëron gjithçka, fjalën ‘zaman’ le ta lexojnë nga prapa.
- Para vetes ke dy mundësi:
- Ta adhurosh krijuesin i Cili krijon gjithçka;
- Të adhurosh ndonjë krijesë dhe të mos kesh asnjëfarë vlere.
- Nëse të është mërzitur jeta, vizitoji varrezat. Të vdekurit e dinë plotësisht se është mirë të jetosh.
- Në qoftë se edhe ajrin të cilin e thithim duhet ta nxjerrim jashtë, kjo domethënë se asgjë nuk na përket neve.
- Femra e zhveshur është sikur shtëpia pa perde, ndërsa shtëpia pa perde jepet me qira apo shitet.
- Nëse nuk e kupton sa vlejë deri sa jam pranë teje, do ta kuptosh kur të largohem.
- Sytë janë llamba nga të cilat shkëlqen mëshirë ose urrejtje.
- E kaluara ime është mbeturinë, ndërsa mbeturinat i kakarisin vetëm qentë dhe macet.
- Namazi fillon me daljen nga xhamia. Agjërimi fillon pas kalimit të muajit Ramazan. Haxhi pasi të kthehesh nga Mekkeja.
- Sot është bërë zakon që femra mbulohet ndërsa shkon tek varrezat, ndërsa sa të del jashtë zbulohet. Nuk mund ta kuptojë, mbulohen para të vdekurve, ndërsa zbulohen para të gjallëve.
- Në qoftë gjatë çdo buzëqeshje nuk e falënderon Allahun, atëherë pse zemërohesh me Allahun për çdo pikë loti?!
- Mos u ngarkoni tepër me jetën e kësaj bote, sepse nga kjo botë nuk do të dilni të gjallë.
- Ne jemi popull i çuditshëm! Na vjen keq për atë që e ka syrin e verbër, dhe jo për atë që e ka zemrën e verbër!
Përktheu: Lutfi Muaremi