I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi qoftë mbi të, është një Llambë rrezatuese (siraxh el-munir) për gjithë njerëzimin, ose një llambë e përjetësisë që i ndriçon të gjitha errësirat.
Ai, Allahu e bekoftë, mrekullia e artit të fuqisë Hyjnore bëhet manifest i dukshëm për njerëzim. Ai është kriteri më i përsosur dhe shembulli ideal i njerëzimit.
Me fjalët e ajetit kur’anor, i Dërguari i Allahut përshkruhet si vijon: “Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhammed), veçse si mëshirë për botët.” (El Enbija’, 107)
Kjo do të thotë, që Allahu i Madhëruar e bekoi atë, paqja dhe bekimi qoftë mbi të, si mëshirë për botën e gjallë dhe të vdekur – gurin dhe tokën, lumin dhe detin, tokën dhe qiellin, kohën dhe hapësirën, dhe në veçanti, mbi njerëzimin.
Njerëzimi e ka arritur oqeanin e pakufishëm të hirit dhe faljes së Gjithëmëshirshmit në sajë të dashurisë së Zotit tonë ndaj Profetit Muhamed salAllahu alejhi ue sel-lem.
Siç qëndron në hadithe Profetike:
“Kur Ademi alejhis-selam gaboi (që pasoi me zbritjen e tij në tokë), ai tha, “O Zot, unë të kërkoj, për hir të Muhamedit, të më falësh.”
Allahu i Lartësuar tha: “O Adem, si e di ti për Muhamedin kur nuk e kam krijuar akoma?”
Ai tha, ‘O Zot, kur më krijove dhe më frymëzove nga Fryma jote, ngrita kokën dhe pashë të shkruar në shtyllat e Arshit të Lartë, “Nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe Muhammedi është i Dërguari i Allahut,” unë e dija që ju nuk do ta bashkëngjitni pranë Emrit Tënd, përveç krijesën Tënde më të dashur”.
Allahu i Lartësuar tha: ‘E ke thënë të vërtetën, o Adem, sepse ai me të vërtetë është më i dashuri im nga krijesat dhe siç më ke kërkuar të të falë për hir të tij, unë të kam falur. Sikur të mos ishte Muhammedi, nuk do të të krijoja.” (Hakim, Mustedrek, I, 672)
Përkthim: Lutfi Muaremi