Shkruan: Edhem Serkavi
Më 2 Nëntor të vitit 1950 vdiq shkrimtari, eseisti, satiriku, kritiku teatror dhe muzikant, Bernard Sho, i cili, i mahnitur me personalitetin e të Dërguarit të Allahut, salAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Unë e studiova atë njeri të jashtëzakonshëm dhe sipas mendimit tim, Muhammedi do të duhej të ishte emërtuar shpëtimtar i njerëzimit.”
Ishte mik i kryeministrit anglez Vinston Çërçill dhe nga jeta e tyre është shënuar një ndodhi në të cilën erdhi në pah sensi i tij i lartë për humor. Gjegjësisht, Bernard Sho ishte shumë i hollë, ndërsa Çërçill ishte mbipeshë, kështu që një ditë Çërçilli i thotë Bernardit: “Kushdo që të të sheh do të mendojë se në Angli zotëron uria”.
Bernardi ia kthen: “Ndërsa çdokush që do të sheh ty, do të mendoj se ti je arsyeja e asaj urie.”
Bernard Sho la pas vetes shumë mendime dhe thënie të bukura, në vijim janë disa prej tyre:
- Nëse njerëzit do të flisnin vetëm për ato gjëra që i kanë kuptuar, heshtja do të arrinte një kufi të paparë.
- Më së tepërmi gënjejnë njerëzit që flasin për veten e tyre;
- Makina e zbrazët bën më shumë zhurmë sesa makina e mbushur;
- Gratë inteligjente nuk marrin pjesë në pushtet, por përkundrazi pushtetin dhe qeverisjen ua lënë burrave për sa kohë që në mënyrë sovrane qeverisin me burrat;
- Kurrë mos bëni ndeshje trup me trup me derrat, sepse të dy do të bëheni pis, ndërsa kjo derrave iu pëlqen;
- Nëse budallenjtë lexojnë shumë libra me budallaqe, ata shndërrohen në persona shumë të rrezikshëm dhe me vetëbesim, ndërsa këtu qëndron fatkeqësia;
- Lakmia për para është burimi i çdo të keqe;
- Jini gjithmonë të pastër, sepse ju jeni dritarja përmes së cilës e shihni botën.
Përktheu: Lutfi Muaremi