Kontrollimi i zemërimit në komunikim

Lutfi Muaremi

Procesi themelor i komunikimit dhe shkëmbimi i mendimeve me dikë në marrëdhëniet ndërnjerëzore sqarohet kështu, kemi palën që dërgon mesazh dhe palën tjetër që atë mesazh e pranon, apo përcjelljen e informacionit, ideve apo mendimeve te personat tjerë.

Por, gjatë komunikimit ndërnjerëzor shpesh mund të vjen në keqkuptime apo keqinterpretime për arsye objektive ose subjektive. Sa i përket kësaj etape të keqkuptimit mund të flitet nga dy këndvështrime, nga këndi i bashkëbiseduesit që është i zemëruar dhe të cilit i është dërguar mesazhi agresiv dhe pala tjetër e cila e justifikon veprimin e tij. Në raste të këtilla kur jemi të zemëruar apo kur dikush është i zemëruar me ne, duhet gjetur mënyrën e duhur si t’i kontrolloni emocionet dhe në mënyrë konstruktive ta zgjidhni problemin.

Si do ta luftojmë zemërimin personal në komunikim?

Që ta kontrollojmë zemërimin personal, fillimisht duhet ta hetojmë sa më herët dhe të mos lejojmë “të shpërthejë” dhe shkojë në rrugë të gabuar. Në kësi raste preferohet të bëhet pakëz durim, të kalojnë ca çaste dhe mandej ta formuloni një fjali të sjellshme që do ta përcjell mesazhin e duhur në mënyrën më të butë. Atëherë kur të bjerë niveli i zemërimit pason komunikimi i sigurt dhe pohues i cili nënkupton edhe ndonjë formulim tjetër, jo sikur në momentet e zemërimit kur të tjerët i fajësojmë për gjithçka. Zëri i butë dhe i qetë në shprehjen e ndjenjave personale hap dyer dhe mundësi të shumta, ndërsa zemërimi shkakton neveri tek të tjerët dhe i mbyll dyert e komunikimi të mëtutjeshëm e me këtë edhe mundësinë e zgjidhjes së problemit.

Nëse dikush është i zemëruar, fjalimi i tij është i zëshëm dhe i shpejtuar. Hapi i parë i cili duhet ndërmarrë është që përgjigjja jonë të mos i ngjasojë asaj të bashkëbiseduesit, por në mënyrë të qetë dhe me lartësi normale të zërit. Kur t’i drejtoheni atij, thuaje edhe emrin e tij, sepse kjo ndihmon t’i tërhiqet vëmendja dhe sipas mundësive uluni sepse kjo pozitë tregon qetësi dhe kështu në mënyrë jo verbale i dërgohet mesazh paqeje dhe kompromisi. Uluni pranë tij dhe jo karshi dhe ofroni që të ulet dhe të debatoni rreth problemit.

Filloni bisedimin me pyetjen përse është i zemëruar, mandej dëgjojeni me kujdes personin, pa pritshmëri, nevoja dhe kërkesa… Mandej binduni nëse e keni kuptuar mirë personin e zemëruar me pyetje plotësuese, duke u munduar ta qartësoni arsyen e zemërimit! Mundohuni të bëni kompromis dhe jini empatik me qëndrim të prerë që së bashku mund ta zgjidhni problemin. Preferohet që të mos i nënshtroheni komplet qëndrimit të palës së zemëruar, por të bëni kompromis me qëndrime të të dy palëve, kështu që të dy palët do ta kenë ndjenjën e ngadhënjyesit.

Shembulli më i mirë i aktit ti të komunikimit në marrëdhëniet me njerëzit, mund të fitohet nga jeta e Profetit Muhammed salAllahu alejhi ue sel-lem. Nga sunneti i Pejgamberit salAllahu alejhi ue sel-lem dhe  mënyra se si ai komunikonte e gjejmë mënyrën ideale si duhet vepruar, dëgjimi i palës tjetër ndërsa flet njihet si art i dëgjimit, sepse ne nuk e ndërpresim bashkëbiseduesin, nuk e irritojmë akoma më tepër, jemi të përqendruar në atë që e thotë për kuptim më të mirë dhe në mënyrë jo verbale ia bëjmë me dije qëndrimin tonë paqësor. Mandej me fuqinë e argumentit dhe jo me ngritjen e zërit e bindim bashkëbiseduesin në qëllimin e mirë dhe tentativën e gjetjes së një kompromisi për zgjidhjen e problemit.

Muhamedit salAllahu alejhi ue sel-lem në zemrat e shokëve të tij të dashur nguliste dashurinë dhe respektin për ta. Ai na mësoi se, kur të flasim me dikë, duhet të jenë gjëra që janë të përshtatshme dhe në fushën që e njeh edhe bashkëbiseduesi në mënyrë që ta evitojmë komunikimin e njëanshëm. Po ashtu, Muhamedi salAllahu alejhi ue sel-lem na mësoi se komunikimi duhet të jetë ndryshe me të moshuarit, ndryshe me fëmijët apo gratë. Ai me shembull praktik na tregoi se bashkëbiseduesit e tij i ka vlerësuar individualisht.

Ne si pjesëtarë të fesë së vetme të pranuar tek Allahu duhet vazhdimisht të përpiqemi që ta rregullojmë të folurit dhe përmbajtjen në fjalimet tona. Në këtë drejtim vlen të përkujtohet edhe lutja të cilën e bëri Musai alejhis-selam kur Allahu i Madhëruar e urdhëroi të shkojë të takohet dhe të bisedojë me Faraonin: “(Musai) tha: “O Zoti im, zgjeroma kraharorin tim, lehtësoma punën time, dhe zgjidhma nyjen e gjuhës sime, që ata të kuptojnë fjalën time!  [TaHa: 25 -28]

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s