Kujto para Kujt qëndron nëse falesh shpejtë!

  • Nuk ka asnjë pemë që nuk luhatet dhe nuk tundet nga era e fortë. Nuk ekziston njeri që nuk tronditet nga mossuksesi, por ka pemë dhe njerëz të qëndrueshëm. Ji edhe ti i tillë.
  • Nëse falesh shpejtë, kujto para Kujt qëndron dhe se gjithçka dëshiron të të plotësohet, gjendet në duart e Tij.
  • Mos lejoni që telefoni juaj të jetë mjet për përhapjen e thashethemeve, shpifjeve dhe gënjeshtrave, sepse atëherë do të shkruhet mëkat sa herë që e prekni telefonin, por bëje mjet për të parandaluar dëmet ndaj besimtarëve dhe njerëzve të tjerë.
  • Një njeri iu drejtua dijetarit dhe i tha: “Ky njeri të fyente në një ndeje.” Dijetari ia ktheu: “Nëse ai më shënjestronte me shigjetë të helmuar dhe nuk më qëlloi, përse e more shigjetën e tij dhe e ngule në zemrën time?!”
  • Armik i vërtet i juaji nuk është ai që ju flet keq, por ai që ua përcjell ato.
  • Sa herë që e mbushi gotën me çaj, e mbushi deri në maje, dhe sa herë që filloj ta pi çajin, disa pika të nxehta bien mbi trupin tim dhe ndiej dhimbje. Prandaj tani e mbushi deri në gjysmë. Disa njerëz janë sikur gota e çajit. Atëherë kur me ta i mbushim jetët tona dhe ua kushtojmë kujdesin maksimal, ata na lëndojnë. Për këtë edhe njerëzve duhet dhënë kujdes me masë të caktuar, që të mund t’i evitojmë fyerjet dhe goditjet.
  • Jeta është sikur një pikë shitjeje. Ju lëvizni këndej andej dhe merrni atë që ju ofrohet, por mbani mend që ju pret fatura që duhet ta paguani mallin që e keni blerë.
  • Miqësia është si libri, i duhen disa sekonda për t’u djegur, ndërsa ju duhen vite për ta shkruar.
  • Mbyllni veshët, nëse para njerëzve nuk mund ta mbyllni gojën.
  • Brengat janë sikur lodrat për lëkundje, gjithmonë të mbanë në lëvizje, por nuk të shpie askund.
  • Është për të ardhur keq që njeriu posedon syze, orë dhe këpucë me markë, ndërsa është person mesatar dhe imitues.
  • Rrufeja i godet vetëm majat e maleve madhështore, ndërsa teposhtëzave derdhen vetëm ujërat e zeza. Njeriu do të vihet në sprovë në harmoni me fuqinë e besimit të tij.
  • Njeriu në këtë jetë është sikur lapsi, vazhdimisht mprehët që të shkruaj sa më mirë, deri sa të harxhohet. Ashtu edhe besimtari e kalon jetën e tij, e kalon ashtu që tek Allahu ta gjejë më të mirën që e ka shkruar me jetën dhe veprat e tij.
  • Mos u shqetësoni nëse në jetë përjetoni ndryshime, oscilime dhe turbulenca të caktuara, sepse jeta është sikur EKG-ja e zemrës. Nëse ajo vijë është krejtësisht e drejtë, tregon që jeni i vdekur.
  • Kur do të zhduket e keqja, nëse të keqen e kthejmë me të keqe?!

Shpërblimi për të keqen është i njëjtë me atë të keqe. Por, atë që fal dhe pajton, e pret shpërblimi i Allahut. Ai, në të vërtetë, nuk i do të padrejtët. [Esh-Shura, 40]

Burimi: Saff.ba
Përktheu: Lutfi Muaremi