„I shikoj vetëm cilësitë e mira tek njerëzit. Duke marrë parasysh se nuk jam as vet i pagabueshëm dhe nuk i hulumtoj gabimet e njerëzve të tjerë.“
“Njeriu bëhet i madh në atë përmasë sa vepron për mirësinë e shoqërisë. Në të kaluarën ajo shihej në luftërat me muskuj dhe fuqinë, sot ajo shikohet në harmoninë dhe relacionin me njerëzit.“
Gjithmonë ekziston diçka e mirë tek njerëzit, ashtu siç ekzistojnë edhe gjëra që nuk janë të mira. Mirëpo ne duhet fokusuar dhe zgjedhur vetëm ato të mirat, kjo paraqet zgjedhje të mirë. Jeta u bëhet më e lehtë ndërsa bota ju bëhet më e këndshme dhe më pozitive.
Kur e shikoni mirësinë tek njerëzit, më se lehti motivoni veten dhe i ndihmoni të tjerët. Duke u ndihmuar të tjerët, ju i vlerësoni dhe kështu nuk i ndihmoni vetëm ata, por edhe veten tuaj.
Kështu me kalimin e kohës, ju përfitoni nga ajo që dhuroni dhe njerëzit të cilëve ju ndihmoni janë më të prirë t’ju ndihmojnë njerëzve të tjerë. Kështu ju kontribuoni në ndryshimet pozitive që rriten dita ditës në shoqëri.
Përshtati: Lutfi Muaremi