Kënaqësia e besimtarit gjatë uljes së shikimit

Ebu Umame radijAllahu anhu, transmeton se i Dërguari i Allahut alejhis-selam ka thënë: “Atëherë kur besimtari të vihet në sprovë ta shikoj bukurinë e një femre ndërsa ky e ul shikimin e vet, Allahu i Madhëruar do t’ia kompensojë ashtu që ta shijojë ëmbëlsinë e imanit në zemrën e tyre.” (Ahmedi)

Në transmetimin e Ebu Nuajmit thuhet: “Kush shikon ndonjë femër, pastaj menjëherë ul shikimin e vet; Allahu do ta furnizoj me nënshtrim, ëmbëlsinë e së cilës do ta shijoj zemra.” (Ebu Bekër El-Enbari)

Besimtari për çdo ditë u ekspozohet veseve të ndryshme dhe gjërave të paligjshme. Në këtë kohë të çuditshme, kur edhe gjërat më të urryera të gjinisë njerëzore tolerohen, nuk është e lehtë t’u përballosh dhe ta ruash veten dhe familjen që të mbeten konsekuent në sjellje dhe brenda kufijve të fesë dhe sheriatit. Por, ia vlen të luftosh dhe të përqendrosh në këtë.

Gjatë gjithë jetës së tij, besimtari u ekspozohet lloj-lloj sprovave dhe ngatërresave të shejtanit. Shejtani i është zotuar të Gjithëfuqishmit se njerëzit do ti devijojë nga rruga e drejtë deri në Ditën e Gjykimit. Kjo vërehet për çdo ditë, shejtani fillimisht mundohet ta dekurajoj në kryerjen e veprave të mira apo së pakti ti pakësoj ato. Gjatë namazit ai njeriut i sjellë lloj-lloj mendime ashtu që t’ia pakëson koncentrimin dhe e sjell në gjendje të mos e di sa rekatë i ka falur. Gjithashtu e bind që të tregon “nënshtrim të veçantë” që njerëzit të mendojnë sa bukur falet…

Shejtani për çdo ditë luan edhe me bashkëshortësitë tona dhe mundohet ti ngrijë marrëdhëniet e mira ndërmjet tyre, ashtu që si rezultat i kësaj vjen deri te shkurorëzimet që hasen për çdo ditë.

Ajo që është aktuale këtyre ditëve dhe që paraqet një prej armëve më të forta në devijimin e njerëzve është lakuriqësimi apo veshje joadekuate e femrave.

Në një hadithi-kudsi, i Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue sel-lem, potencon fjalët e Allahut ku thuhet: “Shikimi i ndaluar është shigjeta e ndaluar e Iblisit. Kush përmbahet nga frika Ime, Unë do t’ia zëvendësoj me besim (iman) ëmbëlsinë e së cilës do ta ndjejë në zemrën e tij.”
Mu për këtë, Allahu i Madhëruar urdhëroi besimtarët dhe besimtaret t’i ulin shikimet dhe të mos e shikojnë atë që është e ndaluar – haram. “Thuaju besimtarëve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara) dhe ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme)!…” [Kaptina En-Nur, 30)
Ruajtja e pjesëve të turpshme nënkupton ruajtjen nga të gjitha haramet siç janë marrëdhëniet e jashtëligjshme, homoseksualizmi dhe të gjitha veprat që shpijnë në haram. Duke inkurajuar besimtarët në ruajtjen e moralit, i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem thotë:
“Kush më garanton atë që gjendet në mes nofullave (gjuhën) dhe atë që gjendet në mes të kofshëve (organin gjenital) ia garantoj Xhennetin.” Në një transmetim tjetër nga Ubade Ibën Samit r.a., thuhet se ka thënë: “Më garantoni këto gjëra, do t’ua garantojë Xhennetin: kur të flisni – thoni të vërtetën; ruani amanetin, ruani pjesët e turpshme të trupit (nderin tuaj); ulni shikimin dhe ruani duart tuaja nga harami.” (Hadithi është sahih, Ahmed 5/333, Ibën Hibban, Ibën Huzejme dhe Hakimi në Mustedrekun e tij 4/358)
Abdullah ibën Mes’udi r.a., transmeton se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Zjarri i Xhehennemit nuk do ti takojë sytë e treve: syrin që qau nga përulësia ndaj Allahut, syrin e rojës në rrugë të Allahut dhe syrin që nuk shikonte të ndaluarën. (Hadithi është Sahih, e ka shënuar Taberani)
Burejde r.a., transmeton se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem, i ka thënë Aliut r.a.: “Mos lejo që shikimi i parë të përcillet me shikimin e dytë, shikimi i parë (i paqëllimshëm) është i lejuar, por i dyti është i ndaluar (haram)!” (Tirmidhiu, hadithi është hasen).
Njeriu është paracaktuar në kryerjen e veprave të mira, ndërsa shejtani e shpinë në kryerjen e ligësive. Besimtari tenton të kryejë vepra të mira dhe të përmbahet nga ligësitë. Ashtu që, ai që për hir të Allahut ul shikimin, ndien dritë në zemrën e tij dhe dashuria për bamirësi akoma më tepër i shtohet, ngase ai i nënshtrohet Zotit të vet i Cili për këtë vepër e shpërblen. Në këto raste ai ndien kënaqësi më të madhe se ai që shikon haramin. Dhe ta dinë se ajo në të cilën të shpie shejtani shumë shpesh ka pasoja prishjen e harmonisë bashkëshortore. Përkitazi, përmes kësaj shejtani dalëngadalë kërcënon dhe shkatërron bashkëshortësitë dhe bën rrëmujë në tokë.
E lus Allahun që ta ruaj shikimin tonë nga harami dhe të na japë kënaqësi në ndjekjen e urdhrave të Tij dhe largimin nga ndalimet.

Burimi: Preporod
Përktheu: Lutfi Muaremi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s