Etika islame është kodi moral që besimtari ndjek në jetën e përditshme. Ky është kodi i përgjithshëm i sjelljes që e formëson jetën e tij dhe e udhëzon atë në këtë dhe në botën tjetër, i cila është vendbanimi i përhershëm.
Etika islame e bën personin të jetë rob i sjellshëm ashtu siç e dëshiron Allahu nga ai; ai jeton sipas këtyre moraleve, sillet sipas këtyre moraleve dhe dëshiron të vdes duke ndjekur ato morale.
Si muslimanë, ne padyshim kemi nevojë për udhëzues të vlerave etike dhe morale, që Allahu na siguroi ne përmes Kur’anit. Këto vlera për besimtarin vlejnë njëzet e katër orë brenda ditës. Disa gabimisht mendojnë se religjioni është thjesht një sërë rituale mistike që duhet plotësuar. Megjithatë, Allahu na bën të qartë në Kur’an se feja dhe jeta janë të ndërthurura në mënyrë të pazgjidhshme; domethënë, feja përfshihet në çdo aspekt të jetës së muslimanëve siç theksohet në Suren El-En’am, vargu 162: “Thuaj: “Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve.”
Kjo është arsyeja pse muslimani i vërtetë ndjen gjithmonë ndikimin shpirtëror që besimi i tij e frymëzon në çdo aspekt të jetës së tij. Nëse një shtëpiake, një biznesmen, një njeri i famshëm ose një shkencëtar, ata e ndiejnë gjendjen shpirtërore të të qënurit shërbëtor të Allahut dhe përulësia që sjell ai.
Kjo gjendje e mendjes është në thelb për shkak të dashurisë, e cila e përbën thelbin e moralit islam. Dashuria është tema kryesore e Islamit dhe shpirti i Kur’anit. Qëllimi i vetëm pse Allahu krijoi këtë botë dhe universin është dashuria. Gjykimi që ne kalojmë në këtë botë është një sprovë për dashurinë. Është gjykimi me anë të të cilit, zemrat plot dashuri janë të ndara nga zemrat e ndryshkura dhe plot zemërim dhe urrejtje. Në të vërtetë, kjo botë është një vend ku mësojmë se si të duam. Para se të hyjmë në Xhennet, i cili është vendbanimi i dashurisë së pafundme, është shkolla ku ne arsimohemi për dashurinë, pasionin, dhembshurinë dhe mëshirën për të tjerët.
Dashuria është një nga bekimet që Allahu e krijoi e cila më së shumti na kënaq dhe na plotëson, si në këtë botë dhe në botën tjetër. Çdo individ që kërkon dashuri dhe dëshiron ta përjetojë atë në kuptimin më të vërtetë të fjalës duhet të kuptojë rëndësinë e kësaj ndjenje. Pa dashuri, është e pamundur që në mënyrë të duhur të përjetoni miqësinë, konfidencialitetin, besnikërinë dhe besimin. Ajo që do t’i japë një dashuri të tillë njerëzve është vetëm “besimi”. Një dashuri e thellë për Allahun dhe frika ndaj Allahut dhe vendosmëria për të jetuar sipas moralit të Kuranit, i bën njerëzit të ndiejnë një dashuri të sinqertë për të tjerët. Pa besim, dashuria do të bazohej në vlera të kota të kësaj bote, të tilla si paraja, statusi shoqëror ose pamja fizike, të gjitha këto janë çështje të cenueshme për kohën dhe kushtet. Çdo mangësi në një nga këto vlera të kësaj bote shkakton zhdukjen e ndjenjës, e cila supozohet të jetë dashuria.
Kur burimi i dashurisë është besimi i thellë në Allahun, portat janë të hapura për një lloj bekimi që do të zgjaste deri në fund të jetës. Nga kaptina Merjem, ajeti i 96, kuptojmë se Allahu e krijoi dashurinë si një bekim për besimtarët: “Në të vërtetë, atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i Gjithëmëshirshmi do t’u dhurojë dashuri.” [Kaptina Merjem, 96]
Allahu nuk dëshiron që njerëzit të vuajnë. Në kaptinën En-Nisa, ajeti 147, Allahu thotë: “Përse t’ju ndëshkojë Allahu, nëse ju e falënderoni dhe e besoni?! Allahu është Mirënjohës dhe i Gjithëdijshëm.”
Atributet që i pëlqejnë më së shumti Allahut janë dashuria, të qenë mirënjohës ndaj Tij, dhembshuria dhe vetëmohimi. Dashuria që rrjedh nga të qenit besimtar i sinqertë, mençuria dhe besimi janë gjithashtu qëllime përfundimtare të besimit. Shejtani dëshiron ti ndalojë njerëzit që të kenë besim në Allahun; për këtë arsye, ai përpiqet t’i bëjë njerëzit të harrojnë për dashurinë dhe ta forcojë urrejtjen. Ai i tundon njerëzit për të gjitha llojet e veprimeve të këqija, të cilat e hidhërojnë Allahun.
Në disa versete kur’anore thuhet se është Allahu e frymëzon dashurinë në zemrat e besimtarëve. (kaptina Merjem, ajeti 13 dhe 96 , kaptina Er-Rum, 21)
Natyra njerëzore është e prirur të jetë e dashur, të falë dhe të veprojë në mënyrë të pjekur. Nëse dikush e kap vlerën e dashurisë si një bekim të çmuar, ata nuk mund ta braktisin atë kurrë. Ata nuk mund të lënë veten të humbur nga ndikimet momentale të zemërimit dhe urrejtjes. Muslimanët duhet të sillen në përputhje me një moral të bazuar në dashuri në çdo moment të jetës së tyre. Dashuria është esenca e asaj që është etika islame siç përshkruhet në Kur’anin Fisnik.
Like this:
Like Loading...
Related