Djaloshi i vogël mbeti të jetoj me gjyshin e tij invalid edhe pasi që nëna e tyre i kishte braktisur, ndërsa babai ishte larguar kinse për sigurimin e tyre, por në realitet nuk sillte gjë në shtëpi prej kohësh.
Djaloshi i vogël shpreh dëshirat e tij modeste që do të dëshironte ti plotësoheshin, gjëra të cilat fëmijët e tjerë i posedojnë… dhe sërish janë të pakënaqur!
Dëshirat e tij ishin të ketë ndonjë ëmbëlsirë, ndonjë lëng frutash çfarëdo qoftë ngjyre dhe mbi të gjitha dëshironte të posedojë dhe një biçikletë.
Vocërraku tani më ka mbushur tetë vjet, është nxënësi më i mirë në shkollë, dhe me ndihmën e njerëzve të mirë i plotësohen disa dëshira…
Allahu Lavdiplotë i ndihmon robërit e Tij duke ua realizuar atyre dëshirat dhe synimet edhe nga e kujtojnë fare. Ajdinit i ofrojnë ndihmë njerëz nga vise të largëta dhe bukura të cilët e kanë kuptuar se sakrifikimi për hir të Allahut është investimi më i mirë për botën tjetër.
Ibrahimi paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ishte i gatshëm ta flijonte edhe djalin e vet, ndërsa ne duhet të tregojmë gatishmëri t’i lëmë disa punë të këqija dhe harxhime të kota dhe ato mjete materiale t’ua destinojmë nevojtarëve të cilët Allahu i sprovoi me varfëri…
Paramendoni shikimin e ëmbël dhe të virgjër të këtij vocërraku kur pranon ëmbëlsirën dhe lëngun e frutave që aq shumë e dëshironte… Ky fëmijë edhe pse i vogël, ishte shpirtgjerë dhe nuk ankohej, përkundrazi falënderonte Allahun për atë posedonin, ndërkaq pasuria e tyre është një shtëpi pa kushtet elementare, pa ujë, pa korrent, pa dhomë fjetjeje, pa banjë…
Falënderimi i takon Krijuesit i Cili hapi zemrat e njerëzve të mirë që t’u ofrojnë gjërat elementare, ndërsa në të anën tjetër gjenden fëmijët tanë të cilët nuk hanë dhe zgjedhin sepse janë të ngirë.
O Zot! Tek ty shpresoj dhe nga Ty marr udhëzimin; unë mundohem ta jap mundin në rrugën që më udhëzove!
Lutfi Muaremi