Në fund të ditës, çdokush dëshiron të kthehet në shtëpinë e tij dhe ta ndiej rehatinë dhe komoditetin.
Çfarë na bën të ndihemi komod kur jemi në shtëpi?!
Nuk janë mobilet e bukura dhe pajisjet e teknologjisë… por dashuria, kujdesi, mbështetja, mirëkuptimi, besimi, argëtimi etj. në mes anëtarëve të familjes. Ne të gjithë e dimë se sa shumë kujdesen të afërmit tanë për ne, ndërsa ne akoma zgjedhim ta kalojmë kohën tonë të vlefshme me pajisjet teknologjike, IPad, IPhone…
Po, unë me bindje them që “telefonat e mençur i shkatërrojnë shtëpitë tona të çmueshme”. Me siguri që pajisjet e teknologjisë na ndihmojnë ne; dhe përfitimet që i kemi nga ato janë të shumta. Qoftë si pajisje për navigacion apo gjetjen e ndonjë informacioni të nevojshëm në Google apo gjetiu.
Kjo ma përkujtoi një reklamë që ishte vendosur përpara një xhamie, “Të gjitha përgjigjet përpos atyre të jetës së varrit i gjeni në Google!” Shumë e vërtetë! Kjo le të shërbejë që t’i hapim sytë ne që jemi të fiksuar me internetin. Prindërit e pasur sigurohen që fëmijët e tyre ta kenë celularin e fundit dhe në modë, mandej pendohen çfarë kanë bërë!
Telefonat e mençur të rinjve u japin lirinë të shikojnë apo dëgjojnë çfarëdo; dhe rrinë pezull mbi telefon 24/7. Kjo çështje është ndryshe në rastin e fëmijëve të vegjël apo akoma më keq te çiftet bashkëshortore! Në këtë jetë të angazhuar ne kemi vetëm disa orë të shpenzojmë me njëri-tjetrin, ndërsa bashkëshortët në vend që të kalojnë kohën së bashku, ato e humbin duke pëlqyer apo komentuar fotot e huaja që s’kanë asgjë të përbashkët me jetën e tyre.
Lloj-lloj aplikacione janë të disponueshme në platformat Android apo iPhone, disa për biseda, të tjerat për thirrje me zë apo video… vetëm Allahu e di ku do të na shpie zhvillimi teknologjik në të ardhmen. Por një është me siguri, të gjitha ato me siguri dëmtojnë relacionet brenda familjes.
Zhvillimi i teknologjisë është marramendës saqë nuk mund të imagjinojmë si jetonim disa vjet më herët pa pajisjet dhe lehtësirat që na rrethojnë sot. Teknologjia e ka bërë shumë të lehtë që pa dalë prej shtëpi mund ti paguajmë faturat e telefonit apo energjisë elektrike! Nuk kemi nevojë të qëndrojmë në aeroport me orë të tëra para fluturimit, por çekimi mund të bëhet “online”. Sa të bekuar që jemi ne!
Në fakt, nuk është problemi te teknologjia, por ne njerëzit jemi përgjegjës për keqpërdorimin e tyre.
Bën mirë të që mbajmë relacionet me shokët dhe të afërmit që janë larg jush, por nuk duhet harruar ata që janë në afërsinë tuaj dhe që janë gjithmonë pranë jush në rast nevoje! Është mirë dhe e dobishme gjithashtu që të jemi aktiv në rrjetet sociale, deri sa e di kush është fqinji yt në jetën reale.
Ide e mirë është që të ndritim trurin e fëmijëve tanë me aplikacione edukative. Është mirë që të përfitojmë njohuritë bazike rreth shëndetit dhe sëmundjeve, por jo ti lejojmë internetit ti trajtojë ato; meqë për me ato çështje merren mjekë! Është mirë që të përfitojmë njohuri fetare online edhe pse më së miri do të ishte për këtë ta konsultojmë hoxhën e lagjes për shkak të vërshimit të internetit me dije të devijuara nga grupe të ndryshme (sh.p.), por ne duhet të ndajmë kohë për praktikumin e tyre gjithashtu!
Me siguri që përdorimi i këtyre lehtësirave është i mirë, deri sa ne jemi të lumtur me familjet tona.
Allahu na e lehtësoftë shfrytëzimin e bekimeve të quajtura “teknologji” në mënyrën më të mirë të mundshme.
Autore: Khadija Nourin Ibrahim
Përktheu: Lutfi Muaremi
Përktheu: Lutfi Muaremi