Fillimi i gjithçkaje është në një pikë. Çdo hapi ynë fillon në një pikë. Shikimi ynë në mëngjes fillon nga një pikë. Çdo vit kalendarik fillon në një pikë.
Shëtitja në natyrë, fillimi i një racioni të shijshëm, çiklizmi, kërcimi në det… të gjitha ato fillojnë nga një pikë e vetme.
Shikoni mirë atë pikë… në të vërtetë ajo është e njëjtë, gjithkund, në çdo çast, në të gjitha rrethanat… për çdokënd…
Ajo pikë quhet momenti i tanishëm. Deri sa lexoni këto rreshta, ato pika kalojnë në një zinxhir të pandërprerë. Ju jeni dëshmitar i tyre. Njëjtë sikur e gjithë jeta jonë. Jeta në Planetin në të cilën jetoni, galaktika… të gjitha këto dëshmojnë kalimin e asaj pike… momentit të tanishëm… tani, tani, tani, tani,…
Ndoshta duke e ndjekur atë ritëm, do ta vëreni jehonën qetësuese në veten tuaj. Si ua tregon rrugën, u buzëqesh dhe ju ngushëllon në çastet e nevojshme.
Vetëm shikoni veten, ndaloni dhe dëgjoni… do ta vëreni pikën brenda vetes si udhërrëfyes i të gjitha udhëtimeve tuaja…
Allahu i ka krijuar njerëzit me forma, ngjyra dhe gjuhë të ndryshme, por në peshoren e Tij ata janë të barabartë. Askush nuk ka epërsi ndaj të tjerëve, përveçse nëpërmjet besimit, devotshmërisë dhe mirësisë së tij…
#Përshtati: Lutfi Muaremi